Aktivitete

  • Leseklub

    Klubi i leximit për të rritur

    Duke fillar nga dhjetori në Goethe-Zentrum do të fillojë një klub leximi për të rritur. Kësaj here nën drejtimin e Bianca Savcenco do të diskutojmë rreth librit "Tschick" nga Wolfgang Herrndorf (titulli në shqip: "Pse e rrëmbyem makinën"). Libri mund të lexohet në përkthimin shqip, diskutimi do të zhvillohet vetëm në gjermanisht. [Më shumë...]

  • Erzähle mir von Europa

    Bisedë ”Më fol për Europën”

    Europa është më shumë sesa një kontinent apo ide. Europën e bëjnë njerëzit dhe historitë e tyre të panumërta. ”Arkivi i Zërave” ka mbledhur intervista të dëshmitarëve europianë të kohës, lindur para vitit 1945, të cilët me kontributin e tyre intelektual kanë shenjuar hapësirën europiane të mendimit. Nga Shqipëria është intervistuar artisti dhe aktivisti Maks Velo (1935 – 2020), i cili është tashmë pjesë e ”Arkivit Europian të Zërave”.[Më shumë...]

  • Ekspozita „Pushteti i ndjenjave. Gjermani 19 | 19“

    Ekspozita „Pushteti i ndjenjave. Gjermani 19 | 19“

    Politika me sa duket po udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga ndjenjat. Ne jetojmë në një kohë tensioni të vazhdueshëm. Faktet vihen në pikepyetje nga të vërtetat e perceptuara në mënyrë intuitive. Radikalët e të gjitha kaheve po gjejnë gjithnjë e më shumë përkrahje me përgjigjet e tyre të thjeshta në lidhje me çështjet komplekse. Këtu gjen pikënisjen dhe ekspozita “Pushteti i ndjenjave. Gjermani 19 | 19 ” duke hedhur një vështrim historik dhe emocional përgjatë 100 viteve të fundit në Gjermani. [Më shumë...]

  • Film:Adami dhe Evelina

    Adami dhe Evelina

    Historia e një dashurie me në sfond ndryshimet politike në RDGJ: në mes të krizës së një marrëdhënieje Evelina vendos aty për aty të shkojë me pushime në Balaton pa të dashurin e saj Adamin, i cili i shkon pas. Është vera e vitit 1989, kufiri mes Austrisë dhe Hungarisë hapet. Evelinës i ofrohet mundësia për një jetë të re, ndërsa Adamit i kërcënohet ajo mënyrë jetese, në të cilën deri më tani ishte gjendur mirë.
    [Më shumë...]

  • Film:Cleo

    Cleo

    „Cleo“ për Berlinin është ajo, që „Bota përrallore e Amelisë“ është për Parisin: Me ide që i vërshojnë gjithandej gjahtarja e thesareve Cleo na bën ta ndjekim përmes një qyteti si të magjepsur në kërkim të thesarit të superkriminelëve vëllezërve Sass. Një përrallë metropoli me personazhe dytësorë të pazakontë nga e shkuara dhe e rrëfyer me shumë humor, romantike, lozonjare dhe njëkohësisht një deklaratë dashurie për Berlinin.
    [Më shumë...]

  • Film:Schwimmen

    Noti

    Kur je 15 vjeç lëndoshesh shpejt – dhe ka bashkëmoshatarë që e shfrytëzojnë këtë fakt në mënyrë të pacipë. Elisa e drojtur e njeh majft mirë bullizmin dhe për këtë arsye ndihet edhe më shumë e tërhequr nga Anthea, e cila është e sigurt në vetvete. Përmes celularëve të tyre ato filmojnë fillimisht vetëm të përditshmen e tyre, por ajo që nis si lojë bëhet shumë shpejt diçka serioze. Fshehtas ato filmojnë të gjithë ata shokë klase, që kishin sulmuar më parë Elsën duke ndërruar kështu kahet e një situate bullizmi, që shpejt del jashtë kontrollit.
    [Më shumë...]

  • Film:Toni_Erdmann

    Toni Erdmann

    Megjithëse nuk i mungon aktiviteti mësuesi i muzikës, tanimë në pension, Winfried Conradi e vuan vetminë e tij. Në mënyrë të veçantë ai shqetësohet për vajzën e tij, Ines, e cila ndjek karrierën e saj duke punuar fort si konsulente biznesi jashtë vendit. Kur qeni i Winfried-it vdes ai niset drejt Bukureshtit për të pare Ines-in. Po kjo e fundit nuk është shumë e kënaqur me ardhjen e të atit, i cili nis menjëherë të përzieht në jetën dhe punën e saj, e bën të ndihet në turp me mënyrën se si vishet dhe se si ndonjëherë mashtron paturpërsisht.
    [Më shumë...]

  • Film:Zu_Wei_Weg

    Tepër larg

    Një miqësi e lindur prej largimit nga vendlindja, shkaktuar nga dora e njeriut: Fshati, ku Beni njëmbëdhjetëvjeçar jeton së bashku me familjen e tij, duhet të zhvendoset për shkak të një miniere linjiti. Pas shpërnguljes në qytetin më të afërt ai njihet me bashkëmoshatarin Tarik, familja e të cilit është arratisur nga Siria. Përvoja e një fillimi të ri shumë shpejt i lidh ngushtë si në shkollë ashtu edhe në klubin e futbollit ata, që fillimisht ishin konkurrentë për njëri-tjetrin.
    [Më shumë...]

  • © Peter Stamer

    “On Truth and Lie in an Extra-Moral Sense“ by Peter Stamer, performed by Frank Willens

    Fragmente pas vdekjes. “Në një qoshe çfarëdo të universit, përbërë prej sistemesh të panumërta diellorë vezullues, ishte një yll mbi të cilin kafshët e mençura shpikën dijen. Ishte minuta më prepotente dhe hipokrite në "historinë botërore": por vetëm një minutë. Pas disa frymëmarrjeve të natyrës, ylli ngriu dhe kafshët e mençura duhet të vdisnin. "(Friedrich Nietzsche, 1873)[Më shumë...]

  • Film:Fritz_Lang

    Fritz Lang

    Gjermani viti 1930: Në kërkim të projektit të tij të parë të filmit me zë, mjeshtri i regjizurës Fritz Lang ndeshet me rrëfimin e një vrasësi serial: M - Një qytet i cili kërkon një vrasës do të lërë gjurmë si një nga klasikët e historisë së filmit, Fritz Lang tregon historinë e zanafillës së saj. Regjisori Gordian Maugg kombinon shkëlqyeshëm në mënyrë profesionale materiale origjinale dokumentare nga Republika e Weimarit me xhirimet e tij të filmuara bardhë e zi, për të krijuar një dramë brilante mbi vrasjen, fajin dhe natyrisht historinë e filmit.
    [Më shumë...]

  • Kreatives Schreiben in der Fremdsprache

    Shkrimi letrar në një gjuhë të huaj - Workshop me autorin Jörg Dauscher

    Të mësosh një gjuhë do të thotë të shmangësh gabimet në mënyrë që të shprehesh sa më saktë. Ne kontrollojmë se si flasim dhe çfarë shkruajmë por gjatë këtij procesi përdorimi kreativ i gjuhës humbet. Duke përdorur teknika krijuese dhe metoda letrare gjatë këtij workshopi do të ushtrojmë hap pas hapi teknikat krijuese të gjuhës.[Më shumë...]

  • Lesung mit dem Autor Jörg Dauscher

    Lexim letrar me shkrimtarin Jörg Dauscher:7 nga 111 arsye, për ta dashur Shqipërinë

    Jörg Dauscher ka më shumë se një dekadë që vjen të zbulojë Shqipërinë dhe diçka e tërheq të rikthehet vazhdimisht. Ai ka përmbledhur 111 arsye, pse mendon se ia vlen të jetosh në këtë vend dhe shtatë prej tyre do të na i rrëfejë: Një deklaratë dashurie për një nga vendet më të bukura në botë, i cili gjendet ngahera në ndërtim e sipër.“[Më shumë...]

  • FESTIVALI FREIRAUM

    FESTIVALI FREIRAUM

    Nga data 30 deri 31 tetor 2020 zhvillohet festivali FREIRAUM. Në format digjital dhe në prezencë në Bruksel dhe në 19 qytete të tjera europiane nga Athina deri në Pragë e Tiranë me rastin e Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së Goethe-Institut në bashkëpunim me partnerë të kulturës, shkencës dhe shoqërisë civile në 42 qytete europiane shtron pyetjen: Si është sot situata e lirisë në Europë në kohët e (post)koronës?[Më shumë...]

  • Das Sams

    Ekspozitë dhe Film:„Shtuni vjen të shtunën!“

    Të shtunën më 10 tetor 2020, në Goethe-Zentrum Tiranë do të zhvillohet ekspozita e Klubit të Leximit “Shtuni”. Këtu do të paraqesim punimet që kanë bërë pjesëmarrësit në klubin e leximit për librin "Një javë plot të shtuna" nga Paul Maar.[Më shumë...]

  • Leseklub

    Klubi i leximit për adoleshentë

    Klubi i dytë i leximit të Goethe- Zentrum do të fillojë në tetor. Këtë herë, në klubin e leximit, të rinjtë e moshës 11 deri në 16 vjeç do të trajtojnë librin e Cornelia Funke " Zemër si boja". Klubi i leximit u drejtohet të rinjve me njohuri shumë të mira të gjermanishtes që duan të lexojnë histori interesante me fantazi dhe duan të merren intensivisht me letërsinë. [Më shumë...]

  • Të mësosh gjermanisht me aplikacione dhe njëkohësisht të argëtohesh

    Flisni ose mësoni gjermanisht dhe doni të vini në provë njohuritë tuaja gjuhësore, por nuk doni të bëni ndonjë test apo provim? Doni dhe të argëtoheni gjatë kësaj prove? Atëherë kemi gjënë e duhur për ju! Apps!
    [Më shumë]
  • Lernabenteuer Deutsch

    Të përjetosh një aventurë emocionuese, të zgjidhësh gjëegjëza të ndërlikuara e krahas tyre, të mësosh gjermanisht: Të gjithë këtë e ofron loja “Lernabenteuer Deutsch”
    [Më shumë]

Rezultatet e provimeve të fundit



B1
19.03.2021




B2
26.03.2021


Kreu i faqes ↑