Martesa e Maria Braunit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore në një zyrë të gjendjes civile, e cila sapo goditet nga një bombë, po martohen Herman dhe Maria Braun. Pas luftës në vitin 1945 Maria pret kthimin e burrit të saj nga lufta, mirëpo një mik i sjell lajmin e tij të vdekjes. Më vonë ajo krijon një lidhje me një ushtar të zi amerikan. Një mbrëmje, kur ajo bëhet gati për të shkruar në shtrat, Hermani shfaqet papritmas para derës së saj.

Një histori nga vitet e rimëkëmbjes së Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Maria Braun arrin me kohën një zhvillim social, por për karrierën e saj paguan me një çmim tepër të lart njerëzor.

Fjalimin hyrës për këtë regjisor të shquar gjerman do ta mbajë z. Alfred Diebold, pedagog pranë Akademisë së Filmit dhe të Multimediës Marubi.

  • Titulli: Martesa e Maria Braunit
  • Regjia: Rainer Werner Fassbinder
  • Kohëzgjatja: 115 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 1979
  • Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
  • Aktorët: Hanna Schygulla, Klaus Löwitsch, Ivan Desny, Gisela Uhlen, Elisabeth Trissenaar, Gottfried John, Hark Bohm, George Byrd, etj.
  • Data: të hënën, 13 mars 2017, ora 19:00
  • Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
  • Hyrja: falas
  • Aktiviteti: në kuadër të një seminari për regjisorin Rainer Werner Fassbinder


Aktualizimi i fundit: 10.02.2017
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑