Fitzcarraldo

Filmi fillon me një shfaqje fiktive të Enriko Karusos në operën e vërtetë të Manaut, e cila ishte ndërtuar pak para kapërcyellit të shekullit në xhungël – në kohën e bumit të kauçukut. Zëri i Karusos, me një tingull si të pllakave historike të gramafonit, është gjatë gjithë filmit prezent.

Fitzcarraldo, një irlandez me emrin Brajan Suinej Fitzcarraldo (Klaus Kinski), është një ëndërrimtar monoman, i cili kërkon të realizojë një ëndërr mjaft të guximshme, ëndrrën për një pallat opere në pyll. Ndërkohë që ai dhe gramafoni i tij përballen te milionerët e sapopasuruar të zonës së amazonës vetëm me pakënaqësi kryeneçe, fëmijët e varfër të qytetit të Ikuitos e adhurojnë atë dhe muzikën e tij. Për një kohë të gjatë ai kërkon më kot dikë që ta financojë, por vetëm te Moli (Claudia Cardinale), pronarja e një shtëpie publike të nivelit të lartë, ai gjen mbështetje. Kështu Fitzcarraldo ngjitet me një avullore përpjetë një dege lumi të amazonës, për të shkuar në një zonë ku prodhohet kauçuku, e cila faktikisht është e pakalueshme. Vetëm për këtë arsye ai arriti të merrte të drejtat e shfrytëzimit. Fitimi do të mundësojë realizimin e pallatit të operës.

Kur Fitzcarraldo, i cili u braktis nga pjesa më e madhe e grupit të vetë, bie në një situatë gati të pashpresë në një zonë të pashkelur indianësh, janë ariet ushtuese të Karusos në xhungël, të cilat tërheqin kërshërinë e indianëve dhe i zbusin ata. Anija u duket atyre si një objekt mistik, i cili do t’i ndihmojë ata të prishin mallkimin, që zotëron mbi tokat e tyre. Kështu ata e ndihmojnë Fitzcarraldon si dhe planin e tij komplet absurd: Duke qenë se lumi, i cili të çonte direkt në zonën e kauçukut, është i papërshkueshëm për shkak të rrymës së fortë, ëndërrimtari përpiqet të shkojë atje nëpërmjet një dege tjetër të lumit – vetëm se për këtu avullorja duhet të kalojë në anën tjetër të malit. Ndonëse pas shumë rreziqeve dhe mundimesh plani realizohet, objektivi përfundon me një katastrofë, me rrënimin financiar të përsëritur të Fitzcarraldos. Megjithatë ai e kthen dështimin në një triumf dhe realizon sipas mënyrë së tij ëndrrën e një pallati të madh opere në xhunglën mes folesë së amazonës në Ikuitos.

  • Titulli: Fitzcarraldo
  • Regjia: Werner Herzog
  • Kohëzgjatja: 158 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 1981
  • Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
  • Aktorët: Klaus Kinski, Claudia Cardinale, José Lewgoy, Miguel Angel Fuentes, Paul Hittscher, etj.
  • Data: të enjten, 17 maj 2018, ora 19:00
  • Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
  • Hyrja: falas


Aktualizimi i fundit: 23.01.2018
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑