Goethe goes Grün

Për çfarë bëhet fjalë?

Cilat janë pasojat e veprimeve tuaja, që kryeni përditë për mjedisin dhe për brezin e ardhshëm? Këtu kërkohet një reklamë e lezetshme dhe e shkurtër në formë videoje (rreth 20 deri 30 sekonda e gjatë), e cila flet për veprime të qëndrueshme dhe miqësore ndaj mjedisit. Reklamat më të mira do të fitojnë nga një çmim.

Cili është çmimi fitues?

Çmimi i parë është pjesëmarrja në një kamp veror në Greqi, në vendin piktoresk Ano Chora, në afërsi të Nafpaktos, duke qenë se konkursi nuk zhvillohet vetëm në Greqi, por edhe në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, FYROM, Kroaci, Mal të Zi, Rumani, Serbi dhe në Turqi.

Në secilin prej këtyre vendeve pjesëmarrëse do të përzgjidhen 4 fitues, të cilët do të takohen në Ano Chora dhe nga data 19 deri më 29 korrik 2017 do të kalojnë dhjetë ditë së bashku për të punuar në disa projekte.

A ia vlen pjesëmarrja në këtë konkurs?
Në këtë konkurs ofrohet mundësia:
  • të angazhohesh vetë për mbrojtjen e mjedisit dhe të sigurohesh që vërtetë të ndodh diçka;
  • të njihesh me të rinj të tjerë nga shtete të tjera të huaja dhe të shkëmbesh me ta përvoja të ndryshme;
  • të marrësh pjesë në projekte për mbrojtjen e mjedisit dhe njëkohësisht të përmirësosh njohuritë e gjuhës gjermane.

Kush mund të marrë pjesë?

Konkursi i drejtohet nxënësve, të cilët mësojnë gjermanisht në shkollat e tyre dhe që kanë arritur nivelin A2 të gjuhës gjermane. Aplikuesit duhet të jenë midis moshës 12 dhe 14 vjeç dhe të jenë në grupe çiftesh.

Cilat janë kriteret e pjesëmarrjes?
Patjetër që disa standarde minimale dhe kritere formale duhen plotësuar, në mënyrë që të merrni pjesë në konkurs me reklamën tuaj:
  • Fokusi duhet të jetë një temë në lidhje me mjedisin.
  • Punën duhet ta bëni vetë. Nëse ju ofrohet ndihmë nga të tjerë, atëherë duhet ta përmendni edhe këtë pjesë. Gjithashtu duhet të respektoni edhe kushtet e paracaktuara për zhvillimin e reklamës, të cilat janë kohëzgjatja, numri i pjesëmarrësve dhe mosha e pjesëmarrësve.
  • Reklama bashkë me formularin e plotësuar të aplikimit duhet të dërgohen brenda datës 05.06.2017 me e-mail ose nëpërmjet shërbimit të hostimit WeTransfer në adresën bk@athen.goethe.org.

Materiale për shkarkim:
Nëse keni paqartësi, ju lutemi të kontaktoni (në gjermanisht ose anglisht):
bk@athen.goethe.org

Aktualizimi i fundit: 11.05.2017
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑