Ostwind

Duke qenë se 14-vjeçarja Mika (Hanna Binke) ngeli në klasë, ajo nuk ka të drejtë të shkojë me shoqen e saj Fani (Amber Bongard) në kampin veror të plazhit, por duhet të marrë librat e shkollës e të shkojë te gjyshja e saj Maria Kaltenbah (Cornelia Froboess) në fermë. Aty nuk kap pothuajse asnjë sinjal celulari, megjithatë ferma ka një shesh kalërimi, një stallier simpatik, Samin (Marvin Linke), dhe mbi të gjitha “Ostwind” (Erëlindje), një hamshor, i cili konsiderohet si i pazbutshëm dhe i rrezikshëm. Por midis kalit dhe vajzës formohet shumë shpejt një miqësi e pazakontë. Kjo eksperiencë do t’i bëjë ata të dy të përjetojnë aventura të papritura, çka edhe do t’i ndryshojë ata.

Në Festivalin e Filmit të Munihut më 2013 filmi “Ostwind” u vlerësua me Çmimin e Medias për Fëmijët, kurse në vitin 2014 u vlerësua me “Çmimin Gjerman të Filmit” për filmin më të mirë për fëmijë.

  • Titulli: Ostwind
  • Regjia: Katja von Garnier
  • Kohëzgjatja: 105 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2013
  • Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
  • Aktorët: Hanna Binke, Marvin Linke, Cornelia Froboess, Tilo Prückner, Jürgen Vogel, Detlev Buck, etj.
  • Data: të enjten, 14 qershor 2018, ora 19:00
  • Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
  • Hyrja: falas


Aktualizimi i fundit: 24.01.2018
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑