"Adami dhe Evelina"

Historia e një dashurie me në sfond ndryshimet politike në RDGJ: në mes të krizës së një marrëdhënieje Evelina vendos aty për aty të shkojë me pushime në Balaton pa të dashurin e saj Adamin, i cili i shkon pas. Është vera e vitit 1989, kufiri mes Austrisë dhe Hungarisë hapet. Evelinës i ofrohet mundësia për një jetë të re, ndërsa Adamit i kërcënohet ajo mënyrë jetese, në të cilën deri më tani ishte gjendur mirë.

Goethe-Zentrum prezanton filmin e regjisorit nga Berlini lindor Andreas Goldstein në kuadër të Tetorit Gjerman. Bëhet fjalë për ekranizimin e romanit të periudhës së ndryshimit „Adami dhe Evelina“ me autor Ingo Schulze, viti 2008. I përshtatshëm për spektatorë/e të të gjtha moshave.



  • Titulli: Adami dhe Evelina
  • Regjia: Andreas Goldstein
  • Kohëzgjatja: 100 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2017
  • Gjuha: gjermanisht me titra në gjuhën shqipe
  • Aktorët: Florian Teichtmeister (Adam), Anne Kanis (Evelyn), Lena Lauzemis (Katja), Milian Zerzawy (Michael), Christin Alexandrow (Simone) etj.
  • Data: 05.10.2020, Ora:18:00, Ambasada Gjermane,Tiranë regjistrimi: events@tira.diplo.de
  • Data: 08.10.2020, Ora:18:00, Universiteti Nehemia, Pogradec regjistrimi: info@ng-university.org
  • Data: 09.10.2020, Ora:20:00, Gjirokaster regjistrimi: events@tira.diplo.de
  • Hyrja: falas


Ky aktivitet është pjesë e Tetorit Gjerman 2020 "Perspektiva: Evropa".

Kujdes: kërkohet të rezervoni! Filmi do të shfaqet përpara një publiku të kufizuar open-air me hyrje gratis. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email deri 48 orë përpara fillimit të filmit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës email si dhe duke njoftuar kohën dhe vendin e shfaqjes. Hyrja do të jetë e mundur vetëm, nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët. Jeni të lutur të ruani distancën me njëri-tjetrin dhe gjatë shfaqjes të mbani maskën.



Aktualizimi i fundit: 18.09.2020
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑