Goethe-Zertifikat A1: Fit in Deutsch 1

Me marrjen e çertifikatës Goethe-Zertifikats A1: Fit in Deutsch 1 ti tregon që je në gjendje të komunikosh në gjermanisht në një nivel krejt të thjeshtë. Provimi kërkon njohuri shumë të thjeshta të gjermanishtes. Ai i përgjigjet nivelit të parë (A1) në shkallën me gjashtë nivele të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët.

Pas marrjes së provimit, ti je për shembull në gjendje:

• të kuptosh pyetje të thjeshta, njoftime, mesazhe në telefon, informacione nga radioja dhe biseda të shkurtra në situata të jetës së përditshme;
• të shkëputësh informacionet më të rëndësishme nga mesazhe të shkurtra me shkrim, njoftime, përshkrime, letra dhe artikuj të thjeshtë gazetash;
• të shkruash mesazhe të shkurtra personale;
• të prezantohesh në bisedë dhe t’u përgjigjesh pyetjeve rreth vetes tënde;
• gjatë bisedave dhe në tema që kanë të bëjnë me ty të bësh pyetje dhe t’u përgjigjesh pyetjeve të thjeshta;
• të formulosh lutje, kërkesa apo pyetje që kanë të bëjnë me jetën e përditshme, t’u përgjigjesh dhe të reagosh ndaj tyre.

Informacione të mëtejshme dhe materiale ushtrimore

Materiale për t’u shkarkuar
Rregullorja e provimeve (PDF, 295 KB)
Dispozitat për zhvillimin e provimeve (PDF, 283 KB)
Shtesë e dispozitave për zhvillimin e provimeve:
   Pjesëmarrësit me nevoja të veçanta
(PDF, 221 KB)
Informacione për pjesëmarrësit me nevoja të veçanta (PDF, 177 KB)


Regjistrim

Për këtë provim pranohen vetëm pjesëmarrës me letërnjoftim apo pasaportë shqiptare!

Kalendar
26.01.2016, ora 08.30
5.000 lekë*
6.500 lekë
18.04.2016, ora 08.30
5.000 lekë*
6.500 lekë
01.06.2016, ora 08.30
5.000 lekë*
6.500 lekë
29.08.2016, ora 08.30
5.000 lekë*
6.500 lekë
21.09.2016, ora 08.30
5.000 lekë*
6.500 lekë
07.11.2016, ora 08.30
5.000 lekë*
6.500 lekë

Mëso gjermanisht

Kreu i faqes ↑