Nisu. Me Fit in Deutsch 2 – Provimi për adoleshentët.

Me marrjen e çertifikatës Goethe-Zertifikats A2: Fit in Deutsch 2 ti tregon që je në gjendje të komunikosh në gjermanisht në një nivel krejt të thjeshtë. Provimi kërkon njohuri shumë të thjeshta të gjermanishtes. Ai i përgjigjet nivelit të parë (A1) në shkallën me gjashtë nivele të Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës për Gjuhët.

Pas marrjes së provimit, ti je për shembull në gjendje:

• të kuptosh pyetje të thjeshta, njoftime, mesazhe në telefon, informacione nga radioja dhe biseda të shkurtra në situata të jetës së përditshme;
• të shkëputësh informacionet më të rëndësishme nga mesazhe të shkurtra me shkrim, njoftime, përshkrime, letra dhe artikuj të thjeshtë gazetash;
• të shkruash mesazhe të shkurtra personale;
• të prezantohesh në bisedë dhe t’u përgjigjesh pyetjeve rreth vetes tënde;
• gjatë bisedave dhe në tema që kanë të bëjnë me ty të bësh pyetje dhe t’u përgjigjesh pyetjeve të thjeshta;
• të formulosh lutje, kërkesa apo pyetje që kanë të bëjnë me jetën e përditshme, t’u përgjigjesh dhe të reagosh ndaj tyre.

Informacione të mëtejshme dhe materiale ushtrimore

Materiale për t’u shkarkuar
Rregullorja e provimeve (PDF, 295 KB)
Dispozitat për zhvillimin e provimeve (PDF, 283 KB)
Shtesë e dispozitave për zhvillimin e provimeve:
   Pjesëmarrësit me nevoja të veçanta
(PDF, 221 KB)
Informacione për pjesëmarrësit me nevoja të veçanta (PDF, 177 KB)


Kalendari Provimeve
26.01.2016, ora 08.30
7.500 lekë*
10.000 lekë
01.06.2016, ora 08.30
7.500 lekë*
10.000 lekë
07.11.2016, ora 08.30
7.500 lekë*
10.000 lekë

Mëso gjermanisht

Kreu i faqes ↑