Goethe-Zertifikat B1






Dëshironi ...
  • të frekuentoni një kolegj për studime parauniversitare në Gjermani;
  • të jetoni dhe të punoni në Gjermani;
  • të dëshmoni suksesin tuaj në gjuhën gjermane për nivelin B1;
  • të keni një certifikatë zyrtare të gjuhës gjermane të njohur në rang ndërkombëtar?

Goethe-Zertifikat B1 është një provim i gjuhës gjermane për adoleshentë dhe të rritur, i cili konfirmon një përdorim të pavarur të gjuhës gjermane dhe përkon me nivelin e tretë (B1) të shkallës gjashtënivelëshe të Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj).

Nëse e kaloni provimin, ju tregoni ...
  • që kuptoni informacionet thelbësore kur flitet qartë dhe në gjuhën standarde si dhe kur bëhet fjalë për tema të njohura, si puna, shkolla, koha e lirë, e.t.j.
  • që jeni në gjendje t'u bëni ballë shumicës së situatave, të cilat hasen gjatë udhëtimeve nëpër vendet gjermanishtfolëse.
  • që mund të shpreheni në mënyrë të thjeshtë dhe koherente rreth temave të njohura dhe fushave individuale të interesit.
  • që mund të flisni rreth eksperiencave dhe ngjarjeve, të përshkruani ëndërrat, shpresat dhe objektivat tuaja si dhe të jepni arsyetime dhe shpjegime të shkurtra.

Udhëzime për kandidatët e provimit

Duke qenë se vendet e provimit mund të zihen disa javë para afatit përfundimtar të regjistrimit, ju rekomandojmë që të regjistroheni sa më herët. Regjistrimi mund të kryhet gjatë ditëve të punës, të hënën nga ora 14.00 deri më 20.00 dhe të martën deri të premten midis orës 09.00 dhe 12.00 si dhe 14.00 dhe 17.00. Për t'u regjistruar në provim pranohen vetëm letërnjoftime apo pasaporta të vlefshme.

Materiale ushtrimore
Materiale për shkarkim
Datat e provimit
Goethe-Zertifikat B1
31.01.2017, ora 08.30
Provimi me gojë: 02.02.2017
13.000 lekë*
18.000 lekë
(6.000 lekë/modul)
Goethe-Zertifikat B1
07.03.2017, ora 08.30
Provimi me gojë: 08.03.2017
13.000 lekë*
18.000 lekë
(6.000 lekë/modul)
Goethe-Zertifikat B1
23.05.2017, ora 08.30
Provimi me gojë: në të njëjtën ditë
13.000 lekë*
18.000 lekë
(6.000 lekë/modul)
Goethe-Zertifikat B1
16.06.2017, ora 08.30
Provimi me gojë: në të njëjtën ditë
13.000 lekë*
18.000 lekë
(6.000 lekë/modul)
Goethe-Zertifikat B1
25.07.2017, ora 08.30
Provimi me gojë: në të njëjtën ditë
13.000 lekë*
18.000 lekë
(6.000 lekë/modul)
Goethe-Zertifikat B1
13.09.2017, ora 08.30
Provimi me gojë: në të njëjtën ditë
13.000 lekë*
18.000 lekë
(6.000 lekë/modul)
Goethe-Zertifikat B1
25.10.2017, ora 08.30
Provimi me gojë: në të njëjtën ditë
13.000 lekë*
18.000 lekë
(6.000 lekë/modul)
Goethe-Zertifikat B1
22.11.2017, ora 08.30
Provimi me gojë: në të njëjtën ditë
13.000 lekë*
18.000 lekë
(6.000 lekë/modul)
Goethe-Zertifikat B1
13.12.2017, ora 08.30
Provimi me gojë: në të njëjtën ditë
13.000 lekë*
18.000 lekë
(6.000 lekë/modul)

* Çmimi i ulur prej 13.000 lekësh vlen vetëm për kandidatë, të cilët në çastin e regjistrimit për provim janë njëkohësisht edhe kursantë të Goethe-Zentrum.

**Të dhënat mund të ndryshojnë.

Mëso gjermanisht

Kreu i faqes ↑