Goethe-Zertifikat B1
të premten, 18.06.2021, ora 08.00Regjistrimi deri më 04.06.2021
Çmimi intern: 13.000 lekë*
Çmimi ekstern: 18.000 lekë
Çmimi për modul: 6.000 lekë
*Çmimi i ulur prej 13.000 lekësh vlen vetëm për kandidatë, të cilët në çastin e regjistrimit për provim janë njëkohësisht edhe kursantë të Goethe-Zentrum.
Ecuria:
Hyrja
Provimi me shkrim
Në sallën e provimit, ju lutemi të merrni me vete vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolapsin. Lejohet të shkruhet vetëm me stilolaps, jo me laps.
Provimi me gojë
Në varësi të numrit të pjesëmarrësve në provim, ju lutemi të planifikoni kohë pritjeje. Kush dëshiron mund të sjellë me vete diçka për të pirë ose diçka të vogël për të ngrënë, pasi gjatë pushimeve pjesëmarrësit nuk mund të dalin nga ndërtesa. Pirja e duhanit lejohet jashtë në terracë.
Ecuria:
Hyrja
- 08.00 – 08.30: Hyrja, kontrolli i dokumenteve të identifikimit
Lejohet hyrja vetëm e personave të regjistruar për provim. Shoqëruesit janë të lutur të presin në oborrin e qendrës ose në një nga lokalet përreth deri në përfundim të provimit.
Pjesëmarrësit pa dokument të vlefshëm identifikimi nuk mund të pranohen në provim.
Palltot, xhaketat, çantat dhe telefonat celularë duhen dorëzuar në garderobë apo në zyrën e regjistrimit.
Provimi me shkrim
- 08.30 – 09.35: Moduli 'të lexuarit'
- 09.50 – 10.30: Moduli 'të dëgjuarit'
- 10.45 – 11.45: Moduli 'të shkruarit'
Në sallën e provimit, ju lutemi të merrni me vete vetëm dokumentin e identifikimit dhe stilolapsin. Lejohet të shkruhet vetëm me stilolaps, jo me laps.
Provimi me gojë
- 18.06.2021
Orari do t'u komunikohet pjesëmarrësve individualisht.
Kohëzgjatja: 15 minuta kohë përgatitore dhe 15 minuta provim me gojë.
Si rregull, provimi me gojë zhvillohet në çift.
Në varësi të numrit të pjesëmarrësve në provim, ju lutemi të planifikoni kohë pritjeje. Kush dëshiron mund të sjellë me vete diçka për të pirë ose diçka të vogël për të ngrënë, pasi gjatë pushimeve pjesëmarrësit nuk mund të dalin nga ndërtesa. Pirja e duhanit lejohet jashtë në terracë.
Shpërndarja e certifikatave: 06.07.2021