Goethe-Zertifikat C1






Dëshironi ...
  • të përgatiteni për të studiuar në Gjermani;
  • të dëshmoni për një profesion të caktuar njohuri të avancuara të gjuhës gjermane;
  • të përgatiteni për një angazhim në fushën e mjekësisë;
  • të dëshmoni suksesin tuaj në gjuhën gjermane për nivelin C1;
  • të keni një certifikatë zyrtare të gjuhës gjermane të njohur në rang ndërkombëtar?

Goethe-Zertifikat C1 është një provim i gjuhës gjermane për të rritur, i cili dëshmon njohuritë e avancuara të gjuhës dhe përkon me nivelin e pestë (C1) të shkallës gjashtënivelëshe të Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj).

Nëse e kaloni provimin, ju tregoni ...
  • se mund të kuptoni një gamë të gjerë tekstesh të gjata e të një niveli të lartë dhe të rrokni përmbajtje të nënkuptuara.
  • se mund të shpreheni në mënyrë spontane dhe të rrjedhshme, pa kërkuar shpesh për fjalët e duhura.
  • se mund të përdorni në mënyrë efikase dhe të lakueshme gjuhën në jetën shoqërore dhe profesionale apo në punë dhe në universitet.
  • se mund të shpreheni qartë, në mënyrë të strukturuar dhe të detajuar në lidhje me çështje komplekse.

Udhëzime për kandidatët e provimit

Duke qenë se vendet e provimit mund të zihen disa javë para afatit përfundimtar të regjistrimit, ju rekomandojmë që të regjistroheni sa më herët. Regjistrimi mund të kryhet gjatë ditëve të punës, të hënën nga ora 14.00 deri më 20.00 dhe të martën deri të premten midis orës 09.00 dhe 12.00 si dhe 14.00 dhe 17.00. Për t'u regjistruar në provim pranohen vetëm letërnjoftime apo pasaporta të vlefshme.

Materiale ushtrimore
Materiale për shkarkim
Datat e provimit
Goethe-Zertifikat C1
27.01.2017, ora 08.30
20.000 lekë*
26.000 lekë
Goethe-Zertifikat C1
17.03.2017, ora 08.30
20.000 lekë*
26.000 lekë
pjesa e të folurit: 6.000 lekë**
pjesa me shkrim: 18.000 lekë**
Goethe-Zertifikat C1
16.05.2017, ora 08.30
20.000 lekë*
26.000 lekë
pjesa e të folurit: 6.000 lekë**
pjesa me shkrim: 18.000 lekë**
Goethe-Zertifikat C1
14.09.2017, ora 08.30
20.000 lekë*
26.000 lekë
pjesa e të folurit: 6.000 lekë**
pjesa me shkrim: 18.000 lekë**
Goethe-Zertifikat C1
26.10.2017, ora 08.30
20.000 lekë*
26.000 lekë
pjesa e të folurit: 6.000 lekë**
pjesa me shkrim: 18.000 lekë**
Goethe-Zertifikat C1
23.11.2017, ora 08.30
20.000 lekë*
26.000 lekë
pjesa e të folurit: 6.000 lekë**
pjesa me shkrim: 18.000 lekë**

* Çmimi i ulur prej 20.000 lekësh vlen vetëm për kandidatë, të cilët në çastin e regjistrimit për provim janë njëkohësisht edhe kursantë të Goethe-Zentrum.
**Çmimet për pjesën e të folurit dhe pjesën me shkrim vlejnë vetëm nëse ato përsëriten vetëm një herë dhe vetëm brenda një viti.

**Të dhënat mund të ndryshojnë.

Mëso gjermanisht

Kreu i faqes ↑