Koncert: Kori i vajzave të Liceut Artistik “Jordan Misja” me Sabine Wüsthoff dhe Ermira Alliu

Berlinezja Sabine Wüsthoff është një specialiste e drejtimit të koreve dhe dirigjimit të orkestrave. Ajo drejton Korin e Vajzave të Berlinit dhe ansamble të tjera si dhe jep rregullisht kurse për drejtues koresh dhe dirigjentë mbi temat e gjuhës së trupit dhe krijimtarisë. Sabine Wüsthoff ka fituar çmime të shumta për punën e saj. Ambasada Gjermane e ka ftuar në Tiranë znj. Sabine Wüsthoff për të punuar me Korin e Vajzave të Liceut Artistik “Jordan Misja”, i cili drejtohet nga Ermira Alliu. Gjatë provave intensive ata kanë përgatitur së bashku një program të larmishëm, i cili do të prezantohet në koncertin përmbyllës. Përveç kësaj Sabine Wüsthoff ofron edhe trajnime për dirigjentët e rinj. Kori i Vajzave të Liceut Artistik “Jordan Misja” është krijuar prej më shumë se 50 vitesh – dhe ka dhënë tashmë koncerte të shumta në Shqipëri dhe jashtë saj.

  • Data: të shtunën, 19 nëntor 2016
  • Ora: ora 19:00
  • Vendi: Universiteti i Arteve, Tiranë, Salla e Madahe
  • Hyrja: falas
  • Aktiviteti: në kuadër të Tetorit Gjerman


Aktualizimi i fundit: 07.11.2016
Burmi: www.tirana.diplo.de
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑