Klubi i leximit për adoleshentë

Klubi i dytë i leximit të Goethe- Zentrum do të fillojë në tetor. Këtë herë, në klubin e leximit, të rinjtë e moshës 11 deri në 16 vjeç do të trajtojnë librin e Cornelia Funke " Zemër si boja". Klubi i moderuar nga Lena Groth, do të takohet çdo dy të shtuna nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 12:00 në Goethe-Zentrum. Klubi i leximit u drejtohet të rinjve me njohuri shumë të mira të gjermanishtes që duan të lexojnë histori interesante me fantazi dhe duan të merren intensivisht me letërsinë. Së bashku do të lexojmë disa kapituj, por meqenëse libri është voluminoz, shumica e leximeve do të zhvillohet në shtëpi. Ne do të shoqërojmë procesin e leximit, do të mbajmë një ditar leximi, do të hartojmë kuti librash, do të karakterizojmë personazhet interesante në roman, do të tematizojme artin e të lexuarit, artin e të shkruarit, dashurinë për librat dhe tema të tilla si frika, përgjegjësia dhe drejtësia..

Nëse dëshiron të marrësh pjesë, apliko deri në 18. tetor me një tekst të shkurtër (afërsisht një faqe A4) me njërën nga dy pyetjet e mëposhtme në: bewerbung@goethe.al

Nëse nuk e njihni akoma librin:

  • Pse doni ti bashkoheni klubit të leximit? Çfarë mendoni kur dëgjoni Titullin "Zemër si boja"?
Nëse e keni lexuar tashmë librin:
  • Çfarë ju ka pëlqyer më shumë për librin “Zemër si boja”? Cili personazh ju duket më emocionues dhe pse?


Mosha: 11 – 16 vjeç

Niveli: B1+

Të shtunave: ora 9:00 -12:00

Kreu i faqes ↑