TestAS


Informacion i përgjithshëm për TestAS-in

TestAS-i është një provim i centralizuar dhe i standardizuar për kompetencën dhe zotësinë e individit për të filluar studimet e larta në Gjermani. Ky provim teston aftësitë njohëse, të cilat kanë peshë të lartë për studimet.

Provimi është përpiluar për persona, që duan të nisin dhe të përfundojnë studimet e tyre në një shkollë të lartë në Gjermani.

Provimi TestAS është zhvilluar nga kompania konsulente ITB Consulting GmbH dhe vihet në dispozicion nga Shoqëria për Përgatitjet Akademike Studimore dhe për Zhvillimin e Provimeve (G.A.S.T.).

Financimi i këtij provimi është bërë i mundur nga Shërbimi i Shkëmbimit Akademik Gjerman (DAAD) nëpërmjet fondeve të Ministrisë Federale Gjermane për Arsim dhe Hulumtim (BMBF).


Çfarë avantazhesh ofron TestAS-i?

Shkollat e larta mund të përzgjedhin ata studentë, të cilët përmbushin kriteret që nevojiten për degët e ofruara. Kështu, pjesëmarrësit mësojnë kërkesat tipike, të cilat nevojiten për degën që ata synojnë. Nëpërmjet rezultatit të provimit ata mund të vlerësojnë më realisht, nëse arrijnë ta përfundojnë me sukses një shkollë të lartë në Gjermani.

Nëpër faqet përkatëse të internetit të shkollave të larta mund të zbuloni, se cilat institucione e pranojnë provimin e TestAS-it tek aplikuesit e huaj si dëshmi pranimi. Ju lutemi, të informoheni nëpër universitetet përkatëse ose nëpër zyrat ndërkomëtare të arsimit lidhur me kriteret konkrete të pranimit për degën e dëshiruar nga ju.

Provimi i TestAS-it mund të jepet vetëm nëpër qendrat e licencuara. Pjesa më e madhe e qendrave të provimit të TestDaF-it ofrojnë gjithashtu edhe provimin e TestAS-it. Duke klikuar mbi "Qendrat e provimeve në mbarë botën" dhe "Qendrat e provimeve në Gjermani" do të gjeni informacione për qendrat përkatëse.

TestAS-i përbëhet nga testi gjuhësor online, testi themelor dhe moduli i degës specifike. Pjesëmarrësit zgjedhin gjatë regjistrimit të tyre një nga katër modulet specifike studimore:

  • shkenca humanitare, kulturore dhe sociale
  • matematikë, informatikë dhe shkenca natyrore
  • shkenca inxhinierike
  • shkenca ekonomike

Informacione të tjera:
Datat e provimeve të TestAS-it për vitin 2017
të mërkurën, 22.02.2017
periudha e regjistrimit: 07.11.2016 – 16.01.2017
rezultati: duke filluar nga data 26.03.2017
Çmimi: 80 euro*
të shtunën, 22.04.2017
periudha e regjistrimit: 23.01.2017 – 13.03.2017
rezultati: duke filluar nga data 22.05.2017
Çmimi: 80 euro*
të shtunën, 28.10.2017
periudha e regjistrimit: 05.06.2017 – 11.09.2017
rezultati: duke filluar nga data 27.11.2017
Çmimi: 80 euro*

* Pagesa e tarifës së provimit bëhet online me kartë krediti në portalin e TestAS-it ose pranë zyrës së regjistrimeve të Goethe-Zentrum.


Burimi: www.testas.de

Mëso gjermanisht

Kreu i faqes ↑