TestDaF

Burimi: www.freedigitalphotos.net




Provimi TestDaF është një provim gjuhe i nivelit të përparuar. Ai përfshin nivelet B2 deri në C1 të shkallës gjashtënivelëshe të Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj).

Nëse e kaloni TestDaF-in me notën 4 në të katra pjesët e provimit, atëherë dëftesa e marrë nga ky provim vlen si dëshmi pranimi në pothuaj të gjitha lëndët dhe degët e shkollave të larta në Gjermani.

Provimi TestDaF është gjithashtu edhe një dëshmi e njohurive tuaja gjuhësore për projekte shkencore dhe profesione akademike, e cila njihet në rang ndërkombëtar.

Për këtë provim nuk nevojiten njohuri teknike specifike.

Nëse kaloni me sukses provimin TestDaF, ju dëshmoni që jeni në gjendje:
  • të shkëpusni nga tekste të ndryshme të shkurtra hollësi të rëndësishme;
  • të kuptoni detaje dhe tërësinë e teksteve gazetareske dhe shkencore, të cilat trajtojnë tema shkencore ose politiko-shoqërore;
  • të shkëpusni informacione të hollësishme nga situata të jetës së përditshme;
  • të ndiqni intervista apo diskutime me tema studimore apo të përgjithshme shkencore;
  • të kuptoni referate rreth temave shkencore;
  • të krijoni një tekst të qartë dhe të strukturuar mirë dhe të sillni argumente;
  • të përshkruani, përmblidhni dhe krahasoni të dhëna të ndryshme;
  • të mbani qëndrim, duke argumentuar në diskutime dhe biseda të ndryshme, të jepni alternativa si edhe të ngrini hipoteza.

Informacione dhe materiale ushtrimore:
Regjistrimi:

Pjesëmarrësit regjistrohen direkt në faqen e internetit të institutit TestDaF. Tarifa e provimit në euro mund të paguhet vetëm online me kartë krediti. Nëse ju nevojitet ndihmë për plotësimin e formularit online, kolegia jonë ju ndihmon me kënaqësi gjatë orarit të punës së zyrës së regjistrimeve.

Datat e provimeve të TestDaF-it për vitin 2017
të martën, 14.02.2017
periudha e regjistrimit: 22.11.2016 - 17.01.2017
rezultati: duke filluar nga data 28.03.2017*
Çmimi: 130 euro
të mërkurën, 26.04.2017
periudha e regjistrimit: 01.03.2017 - 29.03.2017
rezultati: duke filluar nga data 07.06.2017*
Çmimi: 130 euro
të mërkurën, 14.06.2017
periudha e regjistrimit: 19.04.2017 - 17.05.2017
rezultati: duke filluar nga data 26.07.2017*
Çmimi: 130 euro
të mërkurën, 19.07.2017
periudha e regjistrimit: 24.05.2017 - 21.06.2017
rezultati: duke filluar nga data 30.08.2017*
Çmimi: 130 euro
të mërkurën, 20.09.2017
periudha e regjistrimit: 26.07.2017 - 23.08.2017
rezultati: duke filluar nga data 31.10.2017*
Çmimi: 130 euro
të enjten, 16.11.2017
periudha e regjistrimit: 21.09.2017 - 19.10.2017
rezultati: duke filluar nga data 28.12.2017*
Çmimi: 130 euro

* Data e publikimit të rezultateve nënkupton datën e çeljes së portalit online të kandidatit, ku do të publikohen rezultatet e provimit.

Burimi: www.testdaf.de

Mëso gjermanisht

Kreu i faqes ↑