TestDaF

Burimi: www.freedigitalphotos.net




Provimi TestDaF është një provim gjuhe i nivelit të përparuar. Ai përfshin nivelet B2 deri në C1 të shkallës gjashtënivelëshe të Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj).

Nëse e kaloni TestDaF-in me notën 4 në të katra pjesët e provimit, atëherë dëftesa e marrë nga ky provim vlen si dëshmi pranimi në pothuaj të gjitha lëndët dhe degët e shkollave të larta në Gjermani.

Provimi TestDaF është gjithashtu edhe një dëshmi e njohurive tuaja gjuhësore për projekte shkencore dhe profesione akademike, e cila njihet në rang ndërkombëtar.

Për këtë provim nuk nevojiten njohuri teknike specifike.

Nëse kaloni me sukses provimin TestDaF, ju dëshmoni që jeni në gjendje:
  • të shkëpusni nga tekste të ndryshme të shkurtra hollësi të rëndësishme;
  • të kuptoni detaje dhe tërësinë e teksteve gazetareske dhe shkencore, të cilat trajtojnë tema shkencore ose politiko-shoqërore;
  • të shkëpusni informacione të hollësishme nga situata të jetës së përditshme;
  • të ndiqni intervista apo diskutime me tema studimore apo të përgjithshme shkencore;
  • të kuptoni referate rreth temave shkencore;
  • të krijoni një tekst të qartë dhe të strukturuar mirë dhe të sillni argumente;
  • të përshkruani, përmblidhni dhe krahasoni të dhëna të ndryshme;
  • të mbani qëndrim, duke argumentuar në diskutime dhe biseda të ndryshme, të jepni alternativa si edhe të ngrini hipoteza.

Informacione dhe materiale ushtrimore:
Regjistrimi:

Pjesëmarrësit regjistrohen direkt në faqen e internetit të institutit TestDaF. Tarifa e provimit në euro mund të paguhet vetëm online me kartë krediti. Nëse ju nevojitet ndihmë për plotësimin e formularit online, kolegia jonë ju ndihmon me kënaqësi gjatë orarit të punës së zyrës së regjistrimeve.

Datat e provimeve të TestDaF-it për vitin 2019
të martën, 12.02.2019
periudha e regjistrimit: 20.11.2018 - 15.01.2019
rezultati: duke filluar nga data 26.03.2019*
Çmimi: 145 euro
të mërkurën, 10.04.2019
periudha e regjistrimit: 13.02.2019 - 13.03.2019
rezultati: duke filluar nga data 22.05.2019*
Çmimi: 145 euro
të enjten, 23.05.2019
periudha e regjistrimit: 28.03.2019 - 25.04.2019
rezultati: duke filluar nga data 04.07.2019*
Çmimi: 145 euro
të enjten, 18.07.2019
periudha e regjistrimit: 23.05.2019 - 20.06.2019
rezultati: duke filluar nga data 29.08.2019*
Çmimi: 145 euro
të enjten, 12.09.2019
periudha e regjistrimit: 18.07.2019 - 15.08.2019
rezultati: duke filluar nga data 24.10.2019*
Çmimi: 145 euro
të martën, 05.11.2019
periudha e regjistrimit: 10.09.2019 - 08.10.2019
rezultati: duke filluar nga data 17.12.2019*
Çmimi: 145 euro

* Data e publikimit të rezultateve nënkupton datën e çeljes së portalit online të kandidatit, ku do të publikohen rezultatet e provimit.

Burimi: www.testdaf.de

Mëso gjermanisht

Kreu i faqes ↑