Konkurs foto / video "Profesionet e së Ardhmes"

Dëshiron të përfshihesh në botën e profesioneve të së ardhmes? A ke një ide kreative se si do të jenë profesionet pas 20 vjetësh? Merr pjesë dhe ti, shpjego idenë tende me disa fjalë në një kolazh me foto ose video. Pjesëmarrja ia vlen: mund të fitosh libra fantastikë! Mund të punosh dhe në grup me (digjitalisht) me nxënës të tjerë. Grupi mund të përbëhet nga maksimumi tre persona.

Kushtet e pjesëmarrjes:
  • Mosha: 12-16 vjeç
  • Niveli i gjuhës: të paktën A2 +
  • Kompetenca digjitale

Afati i fundit:15.03.2021 në: bewerbung@goethe.al

Kreu i faqes ↑