Arkivi – Aktivitete të tjera 2016

  • © kwashy221 - Fotolia

    Ekspozita: Umdenken – Të mësosh nga natyra

    Uji, zjarri, toka dhe ajri: Pa ato nuk ka as jetë. Njerëzit e dinë këtë gjë dhe i shfrytëzuan këta elementë. Nga kjo erdhi edhe zhvillimi. Por ku është kufiri i kësaj rritjeje të zhvillimit? Duke qenë se në shumë pjesë të botës barazpeshimi natyror ka dalë nga kontrolli e pjesërisht është humbur përgjithmonë, ka ardhur koha e një mënyre tjetër të menduari. [Më shumë...]

  • © Uwe Voelkner

    “Shkaqet dhe pasojat e ndryshimit digjital” nga Sabria David

    Ndryshimi digjital është një ndryshim shumë i thellë, i cili i ka shndërruar shoqëritë tona në mënyrë krejt strukturore. Modele përçarëse biznesi dhe fenomene shkatërruese gjenden tashmë në të gjitha disiplinat dhe fushat e jetës. Por pse ndodh kështu? Historia kulturore na tregon, se sa thelbësor është ky ndryshim në të vërtetë. [Më shumë...]

  • 2015 © Mikel Hasko / Deutschzentrum Tirana

    Konferenca e mësuesve të gjermanishtes 2016

    Edhe këtë vit Shoqata Shqiptare e Mësuesve të Gjermanishtes (ADV) organizon përsëri një konferencë për mësuesit e gjuhës gjermane. Këtë vit tema e prezantimit kryesor titullohet “Orientimi i veprimtarisë si parim në ndërmjetësimin e dhuntive”. [Më shumë...]

  • © Uwe Voelkner

    Hapja e shtëpisë së re e Goethe-Zentrum në Tiranë

    Që prej datës 1 prill të këtij viti Goethe-Zentrum është pozicionuar në një vilë dykatëshe në rrugën “Jul Varirboba”, nr. 21 – në një nga lagjet më të mira të qytetit, jo larg qendrës dhe shumë e thjeshtë për t’u gjetur. Klasat e reja më të mëdha dhe më reprezentative, oborri dhe mundësia për aktivitete të stilit ‘open air’ e bëjnë Goethe-Zentrum një vend më tërheqës dhe më të dukshëm për gjuhën dhe kulturën gjermane. [Më shumë...]

  • © Getty Images / Nils Bornemann

    Bursa për në Berlin për kursantët e Qendrës së Gjermanishtes

    Vitin 2016 Goethe-Institut dhuron për të gjashtën herë dy bursa për një udhëtim kulturor në Berlin të Gjermanisë. Në këtë program dyjavor do të ftohen rreth 20 kursantë dhe kursante të instituteve Gëte dhe partnerëve të tyre nga tetë shtete të Evropës Juglindore në Berlin [Më shumë...]

  • NeinQuarterly / © Eric Jarosinski

    Shkolla e Frankfurtit 2.0 – Filozofia dhe mendimi kritik në epokën e internetit

    Çfarë është për të qeshur në kulturën gjermane? Dhe ç’ka të bëjë filozofia me internetin? Për këtë dhe shumë të tjera do të diskutohet në një mbrëmje të veçantë me gjermanistin amerikan Eric Jarosinski, i cili me kanalin e tij @NeinQuarterly është kthyer në një "Twitter-Star" si dhe me shkrimtarin dhe blogger-in shqiptar Ardian Vehbiu. [Më shumë...]

  • Olimpiada e 14 Kombëtare e Gjermanishtes

    Olimpiada e Gjermanishte erdhi përsëri! Një konkurs për nxënëse dhe nxënës të klasave 9 dhe 11, të cilët duan të provomojnë njohuritë e tyre të gjuhës gjermane dhe të forcojnë aftësitë e tyre të punuarit në grup. [Më shumë...]

  • Quelle: http://libereurope.eu

    Trajnim për mënyrën e kontrollit të provimeve

    Të enjten Qendra e Gjermanishtes zhvillon një trajnim për mënyrën e kontrollit të provimeve për provimin e nivelit A2. [Më shumë...]

Kreu i faqes ↑