Babai

Kosova në vitet 90, ende para sulmeve dhe luftës kundër ushtrisë serbe: Nëntëvjeçari i vogël Nori dhe babai i tij Gëzimi i sigurojnë të ardhurat e tyre të jetesës nga shitja e cigareve kontrabandë. Gëzimi do të shkojë patjetër në Gjermani, madje edhe nëse i duhet të lërë të birin te njerëzit e vetë. Nori përpiqet shumë herë të qëndrojë me të atin, por që në fund nuk ia arrin dot. Kështu ai nis një arratisje të gjatë e të rrezikshme në kërkim të Gëzimit në Gjermani. Të dy e kishin përfytyruar ritakimin me njëri-tjetrin komplet ndryshe: një shans i vërtetë për një të ardhme më të mirë nuk po shfaqet në horizont.

  • Titulli: Babai
  • Regjia: Visar Morina
  • Kohëzgjatja: 104 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2015
  • Gjuha: shqip me titra gjermanisht
  • Aktorët: Val Maloku, Astrit Kabashi, Adriana Matoshi, Enver Petrovci, Xhevdet Jashari, etj.
  • Data: të enjten, 24 nëntor 2016, ora 19:00
  • Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
  • Hyrja: falas


Aktualizimi i fundit: 10.11.2016
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑