Tingulli brenda meje

“Tingulli brenda meje” është një film si kompleks ashtu dhe evident për përvojën e një shkëputjeje nga atdheu fillimisht të pavetëdijshme, për një krizë të mëvonshme identiteti, për marrëdhënien mes një vajze dhe babait të saj, e cila papritmas vështirësohet, si dhe për fajin e për faljen.

Në mënyrë krejt të zgjuar regjisori Florian Cossen i ka trupëzuar fillesat e historisë së tij në situatën politike të diktaturës ushtarake në Argjentinë, por duke mos e mbingarkuar atë me përpjekjen për ta ndrequr historinë. Ajo që mbetet është efekti që historia krijon mbi të tashmen, dhe jo vetëm në jetën e Maries (Jessica Schwarz).

Si produksioni i parë i një regjisori fillestar ky film është cilësuar si një nga filmat më mahnitës gjermanë të viteve të fundit. Në Festivalin Botëror të Filmit në Montreal ai është vlerësuar ndër të tjera me çmimin FIPRESCI (Federata Ndërkombëtare e Kritikëve të Filmit) dhe me çmimin e publikut. Gjithashtu ai ka marrë vlerësime të mira edhe në festivalin e Zyrihut, të Hofit dhe të Biberahut.

  • Titulli: Tingulli brenda meje
  • Regjia: Florian Cossen
  • Kohëzgjatja: 94 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2010
  • Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
  • Aktorët: Jessica Schwarz, Michael Gwisdek, Rafael Ferro, Beatriz Spelzini, etj.
  • Data: të enjten, 15 dhjetor 2016, ora 19:00
  • Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
  • Hyrja: falas


Aktualizimi i fundit: 23.11.2016
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑