Konferenca e Mësuesve të Gjermanishtes 2016

Edhe këtë vit Shoqata Shqiptare e Mësuesve të Gjermanishtes (ADV) organizon përsëri një konferencë për mësuesit e gjuhës gjermane. Njëlloj si vjet edhe këtë vit Pas konferenca do të zhvillohet përsëri në Pogradec më 30 shtator dhe 1 tetor. Objektivi i ADV-së është përhapja e gjuhës gjermane në Shqipëri dhe përmirësimi i cilësisë së saj, si dhe thellimi i bashkëpunimit me shoqatat të mësuesve të gjermanishtes në vendet e tjera.

Këtë vit tema e prezantimit kryesor titullohet “Orientimi i veprimtarisë si parim në ndërmjetësimin e dhuntive”. Si referente gjermane arritën të ftonim dr. Annegret Schdijell, e cila, krahas këtij prezantimi, do të zhvillojë edhe një workshop me titullin “Lërmë mua ta bëj dhe mëso – dhuntitë e të folurit dhe të të dëgjuarit në mësimin komunikativ”.

Konferenca e mësuesve u ofron mësuesve mundësinë të shkëmbejnë njohuritë e tyre me njëri-tjetrin dhe të flasin për përvojat e tyre në mësimdhënie.

Financimi i konferencës bëhet këtë vit nga Shoqata Shqiptare e Mësuesve të Gjermanishtes, Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Goethe-Zentrum në Tiranë, Kulturkontakt Austria dhe fondacioni Nehemiah Gateway Albania.

Programin mund ta shkarkoni këtu.

Aktualizimi i fundit: 13.09.2016
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑