Ngjyra e oqeanit

Kob në parajsën e pushimeve: Në ishujt Kanarie turistja gjermane Natalia bëhet dëshmitare e një tragjedie refugjatësh. Në bregdet mbërrijnë me varkë disa afrikanë. Mes të mbijetuarve ajo vëren një burrë me djalin e tij të vogël. Ndërkohë që Natalia përpiqet t’i ndihmojë, një polic e pengon atë. E përditshmja me kësi situatash e ka bërë atë gjakftohtë. Mirëpo refugjati Zola dhe djali i vogël Mamadu arrijnë të kontaktojnë me Natalinë, e cila vendos t’i ndihmojë ata, madje edhe kundër vullnetit të bashkëshortit të saj. Mirëpo paratë, me të cilat ajo do të ndihmojë dy afrikanët për t’u arratisur brenda shtetit, çojnë në një katastrofë, të cilën Natalia nuk arriti ta parashikonte.

“Ngjyra e oqeanit” është një film bashkëkohor për problemet humanitare dhe politike të Evropës në lidhje me çështjen e valës së refugjatëve afrikanë.

  • Titulli: Ngyjra e oqeanit
  • Regjia: Maggie Peren
  • Kohëzgjatja: 91 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2011
  • Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
  • Aktorët: Álex González, Nathalie Poza, Hubert Koundé, Sabine Timoteo, Friedrich Mücke, Alba Alonso, Miguel Such, Dami Adeeri, etj.
  • Data: të enjten, 19 janar 2017, ora 19:00
  • Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
  • Hyrja: falas


Aktualizimi i fundit: 10.01.2017
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑