Dhuratë e Perëndisë

Krejt papritur aktore Ana pushohet nga teatri i vogël gjerman në të cilin punonte. Zyra lokale e punës i vjen shumë pak në ndihmë, por një punonjëse e këtij institucioni, edhe pse jo me doemos shumë luftarake, tregohet mjaft e interesuar për teatrin.

Kështu Ana merr përsipër drejtimin e një kursi aktrimi për disa persona, të cilët kanë një kohë gjatë që enden të papunë. Në fillim asnjëri prej tyre nuk shfaq ndonjë entuziazëm për këtë kurs, majde as për dramën “Antigona”, të cilën Ana kërkon ta studiojë me ta. Por me kalimin e kohës këta individë kaq skeptikë dhe të vështirë fillojnë të lidhen dhe më ngushtë me njëri-tjetrin, çka krijon shpresa për të realizuar diçka.

“Dhuratë e Perëndisë” është një tragjikomedi, ku skena e teatrit bëhet një arenë për rigjetjen e vetëvlerësimit individual të humbur.

Regjisori Oliver Haffner u vlerësuar për këtë film me çmimin e publikut dhe çmimin e promovimit si produksioni më i mirë në Festivalin e Filmit në Mynih të Gjermanisë.

  • Titulli: Dhuratë e Perëndisë
  • Regjia: Oliver Haffner
  • Kohëzgjatja: 102 minuta
  • Viti i shfaqjes së parë: 2014
  • Gjuha: gjermanisht me titra anglisht
  • Aktorët: Katharina Marie Schubert, Adam Bousdoukos, Katharina Hauter, Marion Breckwoldt, Paul Faßnacht, Rainer Furch, Maik Solbach, Rick Okon, Canan Kir, Eva Löbau, etj.
  • Data: të enjten, 18 maj 2017, ora 19:00
  • Vendi: Akademia e Filmit dhe e Multimediës Marubi, rruga “Aleksandër Moisiu”, nr. 78, 1005 Tiranë
  • Hyrja: falas


Aktualizimi i fundit: 27.04.2017
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑