Arkivi – Filma 2012

  • Filmi: Rudi Noçka, derri atlet | Burimi: www.kino.de

    Rudi Noçka, derri atlet

    Vogëlushja Cupi fiton në një festë një derrkuc të vogël me emrin Rudi Noçka, të cilin ajo, edhe pse në kundërshtim me dëshirën e prindërve të saj, dëshiron ta mbajë patjetër si kafshë shtëpiake. Në një mënyrë krejt argëtuese, ky film tregon çmendurinë e përditshme në një familje me tre fëmijë, me këtë kafshë shtëpiake të pazakontë, që rritet shumë shpejt. [Më shumë...]

  • Filmi: Sistemi – Të kuptosh do të thotë të falësh | Fotografia: © Filmlichter GmbH / Stephanie Kulbach

    Sistemi – Të kuptosh do të thotë të falësh

    Majku, një djalë i rritur pa baba, bën pjesë tek ai brez të rinjsh, të cilët u lindën pak para rënies së murit të Berlinit. Babai i tij ka vdekur. Mamaja përpiqet të largojë mendimet nga periudha e RDGj-së. [Më shumë...]

  • Filmi: Erë nga Perëndimi | Fotografia: © Credofilm 2010

    Erë perëndimi

    Një histori dashurie gjermano-gjermane në verën e vitit 1988, vetëm një vit para rënies së murit të Berlinit. Binjaket nga Gjermania lindore, Isabela dhe Dorina, të dyja atlete elitare, marrin të drejtën për të shkuar në një kamp trajnimi në liqenin e Balatonit të shtetit socialist hungarez, ku njëra prej tyre bie në dashuri me një djalë perëndimor. [Më shumë...]

  • Filmi: Leksionet e një ëndrre | Fotografia: © Maria Krumwide / Beta Cinema

    Leksionet e një ëndrre

    Djaloshi Konrad Koch (Daniel Brühl) është një nga mësuesit e parë të gjuhës angleze në një gjimnaz gjerman për djem. Në këtë gjimnaz me karakteristika konservatore dhe me frymë ushtarake ai sjell në vitin 1874 një risi: futbollin. [Më shumë...]

  • Filmi: E bija e dimrit | Fotografia: © Maria Krumwide / Beta Cinema

    E bija e dimrit

    Në këtë histori të treguar me imtësi dhe të luajtur me ndjeshmëri Katarina 11-vjeçare, të cilën ndryshe e thërrasin edhe Kataka, zbulon që personi, të cilin ajo e dinte për baba, nuk është babai i saj i vërtetë. [Më shumë...]

Kreu i faqes ↑