Arkivi – Filma 2014

  • Filmi: Oh Boy | Fotografia: © Goethe-Institut

    Oh Boy

    Kjo tragji-komedi është një portret vetironizues i një djaloshi, i cili lë shkollën e lartë përgjysmë dhe endet nëpër rrugët e Berlinit, derisa jeta e surprizon një ditë me të papritura. [Më shumë...]

  • Filmi: Goethe! | Fotografia: © Goethe-Institut

    Goethe!

    Ky film paraqet një histori fiksionale të jetës së djaloshit poet Johann Wolfgang von Goethe dhe pasqyron gjithashtu edhe bazën e romanit të tij “Vuajtjet e djaloshit Verter”. [Më shumë...]

  • Filmi: Lule qershie | Fotografia: © Goethe-Institut

    Lule qershie

    Ky film tregon historinë e Rudit, i cili është shumë i sëmurë dhe pas vdekjes së papritur të bashkëshortes së tij Trudit udhëton në Japoni, për të rifituar mundësitë e humbura të jetës së tyre. [Më shumë...]

  • Filmi: Katër minuta | Fotografia: © Goethe-Institut

    Katër minuta

    Ky film flet për një dyluftim midis dy brezave të ndryshëm të përvuajtur, i cili kthehet në një duel të dy aktoreve të pezmatuara. [Më shumë...]

  • Filmi: Kur vjen vera në Berlin | Fotografia: © Goethe-Institut

    Kur vjen vera në Berlin

    Një film tragjiko-komik, i cili përqendrohet te dy gra të reja dhe te lufta e tyre e përditshme për mbijetesë gjatë një vere në Berlin. Katrina, një mama e divorcuar dhe e papunë, dhe Nike, një infermiere, jetojnë në të njëjtën shtëpi dhe janë shoqe të ngushta. [Më shumë...]

  • Filmi: Në prag të parajsë | Fotografia: © Goethe-Institut

    Përplasje në mur

    Çahiti është një turko-gjerman mbi të 40-at, i cili e jeton jetën e tij, pas vdekjes së gruas, pa kurrëfarë sensi, duke gjetur ngushëllim tek alkooli dhe droga. Një natë ai përplaset me vetëdashje me makinë në një mur për t’i dhënë fund çdo gjëje, mirë pikërisht këtu nis çdo gjë. [Më shumë...]

  • Filmi: Soul Kitchen | Fotografia: © Goethe-Institut

    Soul Kitchen

    Soul Kitchen është një film komik gjerman nga regjisori Fatih Akin dhe nga autori bashkëpunëtor Adam Bousdoukos. Historia bazohet në një eksperiencë të vetën të tij si pronar i një taverne greke me emrin "Taverna", në të cilën Akın ka qenë klientë i përhershëm. [Më shumë...]

  • Filmi: Në prag të parajsë | Fotografia: © Goethe-Institut

    Në prag të parajsës

    Nexhati, një profesor i gjermanistikës me prejardhje nga Turqia, udhëton për në Stamboll për të gjetur vajzën e së dashurës, tashmë e vdekur, e babait të tij. [Më shumë...]

  • Filmi: Rudi Noçka, derri atlet | Burimi: www.kino.de

    Rudi Noçka, derri atlet

    Vogëlushja Cupi fiton në një festë një derrkuc të vogël me emrin Rudi Noçka, të cilin ajo, edhe pse në kundërshtim me dëshirën e prindërve të saj, dëshiron ta mbajë patjetër si kafshë shtëpiake. Në një mënyrë krejt argëtuese, ky film tregon çmendurinë e përditshme në një familje me tre fëmijë, me këtë kafshë shtëpiake të pazakontë, që rritet shumë shpejt. [Më shumë...]

Kreu i faqes ↑