Arkivi – Filma 2015

  • Filmi: Sophie Scholl – Ditët e fundit | Fotografia: © Goethe-Institut

    Sophie Scholl – Ditët e fundit

    Shkurt 1943: Gjatë një aksioni të shpërndarjes së fletushkave kundër diktaturës naziste, studentja Sofia Shol dhe vëllai i saj Hansi arrestohen në ambientet e universitetit të Mynihut. Pas marrjeve disaditore në pyetje nga sigurimi i shtetit, Sofia ekzekutohet nga Gjykata Popullore e Drejtësisë me vdekje. [Më shumë...]

  • Filmi: Bëhu hebre në 7 ditë | Fotografia: © Goethe-Institut

    Bëhu hebre në 7 ditë

    Historia e një familjeje tipike gjermane, e cila u nda për shkak të ngritjes së Murit të Berlinit. Ndarje, e cila edhe pas rrëzimit vazhdon ende të ekzistojë për më tepër se një dekadë, dhe madje e përcjellë edhe me përplasje rreth qëndrimeve të vjetra politike. [Më shumë...]

  • Filmi: Fak ju Gëte | Fotografia: © 2013 Constantin Film Verleih GmbH / Christoph Assmann

    Fak ju Gëte

    Një komedi, që flet për një ish-të burgosur, i cili punësohet si mësues në një gjimnaz. Arsyeja e vërtetë, pse ai shkon aty, është se shkolla është ndërtuar mbi vendin ku ai ka fshehur ca para të grabitura. [Më shumë...]

  • Filmi: Motrat, që dashurova | Fotografia: © Bavaria Filmverleih- und Produktions GmbH

    Motrat, që dashurova

    Motrat aristokrate Sharlote dhe Karoline bien në dashuri me shkrimtarin dhe të papërmbajtshmin e diskutueshëm Frederik Shiler. Duke sfiduar marrëveshjen midis njëra-tjetrës të dikurshme, motrat vendosin ta ndajnë dashurinë e tyre me Shilerin. Ajo që në fillim midis të treve duket si një lojë dëfryese, zhvillohet më vonë në një situatë të sikletshme, e cila çon në prishjen e marrëveshjes. [Më shumë...]

  • Filmi: Barbara | Fotografia: © Christian Schulz / Schramm Film

    Barbara

    Një mjeke, e cila në vitet 80 të RDGj-së transferohet për masë ndëshkimi disiplinore në një spital provincial për shkak të një kërkese për të udhëtuar në RFGj, planifikon me ndihmën e të dashurit të saj në perëndim arratisjen e saj përmes Detit Baltik. [Më shumë...]

  • Filmi: Good Bye, Lenin! | Fotografia: © Goethe-Institut

    Good Bye, Lenin!

    1990: Për të mbrojtur nga një krizë nervore fatale të ëmën e tij delikate, e cila sapo është zgjuar nga një komë e gjatë, një djalosh i ri duhet ta pengojë atë të marrë vesh, se regjimi i saj i dashur gjermano-lindor, ashtu siç e mban mend ajo, nuk ekziston më. [Më shumë...]

  • Filmi: Jeta është një kantier ndërtimi | Fotografia: © Goethe-Institut

    Jeta është një kantier ndërtimi

    Berlini në dimër: Punëtori i ri Jan Nebel (Jürgen Vogel) përzihet rastësisht në një protestë në rrugë, e zhvilluar mes protestuesve dhe policisë. Për pasojë, ai humbet vendin e punës dhe gjobitet rëndë. Kur i vdes i ati, e dashura e tij e re Vera rri bashkë me të në vigjilje të të ndjerit. [Më shumë...]

  • Filmi: This Ain't California | Fotografia: © Goethe-Institut

    This Ain't California

    This ain't California është një film i zhanrit dokumentar i vlerësuar me shumë çmime, i cili flet për skenën e skateboard-it në vitet 80 në Berlinin Lindor. [Më shumë...]

  • Filmi: Nuk është më siç ishte | Fotografia: © Goethe-Institut

    Nuk është më siç ishte

    Gjatë një vizite në fundjavë nga dy djemtë e rritur të Gynterit dhe Gites, familja e kamur, që në plan të parë paraqitej e qetë dhe ideale, preket nga një trazirë e shkaktuar prej Gites. Një trazirë, e cila fillon me vendimin e saj për të lënë kurën më ilaçet e depresionit. [Më shumë...]

  • Filmi: Vrapo, nëse mundesh | Fotografia: © Goethe-Institut

    Vrapo, nëse mundesh

    Beni dhe Kristiani kanë rënë në dashur me të njëjtën vajzë. Beni është paraplegjik dhe Kristiani shlyen shërbimin e tij komunitar si kujdestar i Benit. Ata njihen me Anikën, studenten e mbingarkuar që luan violonçel. Një histori trekëndore e pazakontë e treguar me dialogë për të qeshur dhe plot humor të zi. Kinema inteligjente, e cila të hyn në zemër. [Më shumë...]

  • Filmi: Vjet në dimër | Fotografia: © Goethe-Institut

    Vjet në dimër

    Arkitektja e mjediseve të brendshme, Eliane Richter, jep një urdhër pune: Max Holländer duhet të bëjë një pikturë të fëmijëve të saj. Së bijës, Lilit, kjo ide nuk i duket aspak e këndshme, pasi vëllai i saj, Alexander, ka kryer vetëvrasje dhe një portret i tyre do të ishte thjesht një iluzion dekorativ. Puna me pikturën sjell ndryshime te të gjithë ata, që kanë të bëjnë me të në mënyrë direkte apo indirekte. [Më shumë...]

Kreu i faqes ↑