Arkivi – Filma 2016

  • Filmi: Tingulli brenda meje | © Beta Cinema

    Tingulli brenda meje

    Maria gjendet në një krizë identiteti, por jo në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ajo e di se kush është, një notare rrugës për në Amerikën e Jugut. Por ajo nuk di më, se kush ka qenë: me sa duket jo e bija e biznesmenit gjerman Anton Falkenmajer, siç kishte besuar deri më tani. [Më shumë...]

  • Filmi: Babai | Burimi: Goethe-Institut

    Babai

    Novi 9-vjeçar dhe babai i tij e nxjerrin bukën e gojës vetëm duke shitur cigare kontrabande. Një ditë i ati vendos të emigrojë në Gjermani për një jetë më të mirë. [Më shumë...]

  • Filmi: Në labirintin e heshtjes | © Heike Ulrich / CWP FIlm Universal Pictures

    Në labirintin e heshtjes

    Një ngjarje e bazuar në një histori të vërtetë mbi komplotin e disa institucioneve dhe degëve të mirënjohura qeveritare për të mbuluar krimet naziste nga Lufta e Dytë Botërore. [Më shumë...]

  • Filmi: About a Girl | © Bastian Fischer / Imbissfilm

    About a Girl

    Sharlina 15-vjeçare, një vajzë e shkathët dhe mistrece, është një fanse e çmendur e këngëtarit Kurt Cobain dhe pyet veten, se pse "të rritesh" është kaq e ndërlikuar. Një ditë, kur ndihet tepër melodramatike dhe rebele me veten, ajo vendos t'i heqë spinën jetës e saj. Por për fat të mirë përpjekja dështon ˜– ajo zbulon, se sa të bukura janë jeta dhe dashuria në të vërtetë. [Më shumë...]

  • Filmi: Detektivët e makaronave | Burimi: Goethe-Institut

    Detektivët e makaronave

    Një dyshe djemsh: njëri pak dembel, por i ndjeshëm për shkak të fantazisë së tij dhe botëkuptimit që ka, kurse tjetri një tip i zgjuar, por pak i frikësuar. [Më shumë...]

  • Filmi: Prindër | © Kundschafter Filmproduktion GmbH Berlin

    Prindër

    Fillimisht Kristina dhe Konradi nuk shohin ndonjë problem te fakti që të dy kanë nisur nga një punë. Janë të lumtur me njëri-tjetrin, kuptohen mirë dhe më pas marrin edhe një vajzë au-pair për fëmijët e tyre. A do të ecin vallë mirë gjërat? [Më shumë...]

  • Filmi: Victoria | © Monkeyboy

    Victoria

    Një vajzë spanjole, e cila ka pak kohë që është shpërngulur në Berlin, zbulon pas flirtit me një djalë interesant, se aventura e tyre papritmas bëhet tepër serioze dhe nata me shokët e tij pikas një sekret të rrezikshëm. [Më shumë...]

  • Dokumentari: Taste the Waste | Burimi: Goethe-Institut

    Taste the Waste

    Përse hedhim kaq shumë ushqime në plehra? Dhe si mund ta parandalojmë këtë lloj shpërdorimi? E mahnitshme por e vërtetë: Rrugës nga ferma deri në tryezën e ngrënies, më se gjysma e ushqimit përfundon në plehra. Madje pjesa më e madhe e saj para se të arrijë tek konsumatori. [Më shumë...]

  • Filmi: Koha e Kanibalëve | © Pascal Schmit

    Koha e Kanibalëve

    Olers dhe Niderlender kanë çdo gjë nën kontroll. Për gjashtë vitet e fundit ata, si dy konsulentë të suksesshëm biznesesh, kanë udhëtuar nëpër disa nga vendet më të mjera të botës në mënyrë që të kënaqin lakminë e klientëve të tyre. [Më shumë...]

  • Filmi: Rhythm is it! | © Royston Maldoom

    Rhythm is it!

    Projekti i parë dhe më i madh arsimor i grupit filarmonik të Berlinit i drejtuar nga pedagogu britanik Royston Maldoom, ku marrin pjesë 250 fëmijë dhe adoleshentë që vijnë nga shtresa të ndryshme shoqërore e gjeografike dhe që studiojnë koreografinë e tij. [Më shumë...]

  • Filmi: Jack | © Jens Harant

    Jack

    Filmi 'Jack' flet për zhvillimin e një dajli, i cili mësoi të mbajë përgjegjësi që në moshë të vogël. Në fund ai na befason me një vendim, i cili me guximin e tij na përplas me shpatulla pas murit. [Më shumë...]

  • Filmi: Në kohën e ëndrrave | © Rommel Film – Pandora Film / Peter Hartwig

    Në kohën e ëndrrave

    Katër djem të rinj në periudhën pas rrëzimit të murit: Dani, Riko, Marku dhe Pali 'provojnë' epokën e re pas bashkimit të Gjermanive dhe pas fundit të RDGj-së. Ata vjedhin makina, provojnë drogën dhe hapin një diskotekë të tyre – një klub me muzikë tekno. [Më shumë...]

  • Filmi: Kebab Connection | © Goethe-Institut

    Kebab Connection

    Një komedi ndërkulturore gjermane me një adoleshent turk, i cili ëndërron të xhirojë filmin e parë gjerman me kung-fu, por që padashje lë të dashurën e tij gjermane shtatzënë. [Më shumë...]

Kreu i faqes ↑