Arkivi – Filma 2017

  • Filmi: Lola | Burimi i fotos: Goethe-Institut

    Lola

    Në vitin 1957 në qytetin e vogël të Bavarisë veriore Koburg vjen një drejtor i ri në ndërmarrjen e ndërtimit, një burrë i pakorruptueshëm dhe energjik. Në këtë qytet ai martohet me vajzën e re Lola, të cilën në fillim e njeh me emrin Mari-Luiza dhe pa pasur aspak dije për jetën e saj të dyfishtë. [Më shumë...]

  • Filmi: Lektisja e Veronika Fosit | Burimi i fotos: Goethe-Institut

    Lektisja e Veronika Fosit

    Aktorja e varur nga droga Veronika Vos nuk po arrin të ketë më të njëjtin sukses si dikur. E pashpresë për këtë ajo kryen vetëvrasje, ndërkohë që në radio po dëgjohet bekimi i Papës me rastin e festës së pashkëve. [Më shumë...]

  • Filmi: Martesa e Maria Braunit | Burimi i fotos: Goethe-Institut

    Martesa e Maria Braunit

    Një histori nga vitet e rimëkëmbjes së Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Maria Braun arrin me kohën një zhvillim social, por për karrierën e saj paguan me një çmim tepër të lart njerëzor. [Më shumë...]

  • Filmi: Shteti kundër Fric Bauerit | © Martin Menke / zero one film GmbH

    Shteti kundër Fric Bauerit

    Ky film inskenon vitet vendimtare të punës së prokurorit të përgjithsëm Fric Bauer të prokurorisë së Frankfurtit, i cili synon të ndjekë penalisht përgjegjësit e regjimit nazist dhe çështjet lidhur me ta pas Luftës së Dytë Botërore. [Më shumë...]

  • Filmi: Ngjyra e oqeanit | © BR / Südart / Pere Pueyo

    Ngyjra e oqeanit

    Një turiste e re gjermane bëhet gjatë pushimeve të saja në ishujt Kanarie dëshmitare e mbërritjes së një varke me refugjatë afrikanë. Nga dhembshuria ajo përpiqet të ndihmojë një burrë dhe djalin e tij të vogël të hyjnë ilegalisht në shtetin spanjoll. [Më shumë...]

Kreu i faqes ↑