Film

  • Film:Syzet e Titos

    Syzet e Titos

    Adriana Altaras, e lindur në 1960 në Zagreb një vajzë me prindër hebrenj e cila ka bërë karrierë në Gjermani si aktore, regjisore dhe autore, po kërkon rrënjët e familjes së saj.Udhëtimi ka një itinerar vajtje ardhje përmes Berlinit, Gießenit, Kroacisë dhe Italisë. Filmi TITOS BRILLE na kthen në vitet e Luftës së Dytë Botërore gjatë periudhës së okupimit gjerman të Jugosllavisë dhe rezistencës partizane.Ky film hulumton historinë e një familje të prekur nga Holokausti...
    [Më shumë...]

  • Film:Ëndrra e Madhe

    Ëndrra e Madhe

    Si erdhi futbolli në Gjermani? Një udhëtim në kohë që na shpie në një epokë kur në shkolla ende sundonte "disiplina e rreptë e rendi" dhe futbolli në media përkufizohej si "sëmundje angleze". Bazuar në historinë e vërtetë të mësuesit dhe pionierit të futbollit Konrad Koch, "Ëndrra e Madhe" tregon fillimet e lojës së futbollit në Gjermani.
    [Më shumë...]

  • Film: Drei

    Tre

    Përgjatë njëzet vite marrëdhënia e tyre është konsumuar; Hanna dhe Simon duket se jetojnë më shumë në të shkuarën sesa besojnë në një të ardhme të përbashkët. Pastaj ata bien në dashuri me të njëjtin burrë dhe askush nuk di gjë për aventurat seksuale të partnerit. Kur e vërteta del në pah treshja gjen një zgjidhje surprizuese.
    [Më shumë...]

  • Film: Art Girls

    Art Girls

    Tre artistë Berlinezë, të cilët deri më tani nuk kanë qenë veçanërisht të suksesshëm, bashkëpunojnë në një ekspozitë të përbashket.Projekti është financuar nga një kompani bioteknike, sepse dy shkencëtarë besojnë fort në efektet e artit, gjë që ata nuk kanë mundur ta provojnë deri më tani me eksperimentet e tyre.
    [Më shumë...]

  • Film:Hannah Ahrendt | © Heimatfilm

    Hannah Arendt

    Në vitin 1960, krimineli nazist Adolf Eichmann rrëmbehet në Argjentinë dhe vihet para gjyqit në Izrael. Teoricienia politike dhe shkrimtarja gjermano-hebreje Hannah Arendt e cila më 1933 emigroi nga Gjermania dhe u vendos më 1941 në New York, udhëton si korrespondente për revisten New Yorker në këtë proces dhe befasohet kur për të i pandehuri nuk rezulton të jetë një përbindësh apo gjeni Krimi, por thjesht një burokrat mediokër.
    [Më shumë...]

  • Film: Rruga Bornholm

    Rruga Bornholm

    Më 9 nëntor 1989 në pikën kalimtare kufitare në rrugën Bornholm në Berlin mbizotëron rrëmuja. Një qen i vogël kalon matanë kufirit shumë të siguruar nga Gjermania Lindore në Gjermaninë Perëndimore. Nëpërmjet këtij kalimi kufitar të paligjshëm qeni shpallet „rast gjurmimi operativ“ si edhe Running Gag i një logjike të pushtuar nga burokracia. Megjithatë ky është vetëm fillimi.
    [Më shumë...]

  • Film: Amelie vrapon

    Amelie vrapon

    13 vjeçares Ameli i ka ardhur në majë të hundës nga shkolla, prindërit dhe para së gjithash nga sëmundja e astmës, me të cilën lufton që prej momentit që ajo mund të mendojë. Pas një krize të rëndë ajo duhet të marrë veten në një klinikë të specializuar në malet e Tirolit-Jugor. Por terapia po i shkatërron edhe nervin e fundit.
    [Më shumë...]

  • Film: Korridoreve

    Korridoreve

    Netëve, në supermarket diku në Gjermaninë Lindore gjendet Kristiani midis rafteve shumë të ngarkuara. Në punën e tij të re si ekspert logjistike në magazinë në sektorin e pijeve ai mbush ato çka janë shitur gjatë ditës. Bruno një ish shofer për transporte të largëta që ka jetuar në RDGJ kujdeset për Kristianin e heshtur.
    [Më shumë...]

  • Film: The Invisible Frame

    Korniza e padukshme

    Në vitin 1988, Cynthia Beatt dhe Tilda Swinton me biçikletat e tyre, u nisën në një aventur në një territor relativisht të panjohur. Ato i dhanë biçikletës përgjatë gjithë perimetrit të Murit të Berlinit me qëllim dokumentimin e vëndeve që kaluan, por edhe për të kapur një pamje introspektive të Berlinit Perëndimor si edhe pamjen mbi mur të Berlinit Lindor. Dhe në këtë mënyrë erdhi dhe filmi “Çiklizmëm përgjatë kornizës”...
    [Më shumë...]

  • Film: Beuys | © Film Andres Veiel

    Beuys

    Asnjë artist i shekullit të XX nuk ka qenë më i diskutueshëm se artisti, skulptori, grafisti, teoricieni i artit dhe profesori Joseph Beuys (1921 – 1986). Puna e tij i adresohej një koncepti të ri dhe më të gjerë artistik, i cili përfshinte dhe shoqërinë në politikbërie. Dokumentari i Andres Veiel fillon si një gjueti komplekse të dhënash, duke nxjerrë ...
    [Më shumë...]

  • Film: Krabat | © Film Marco Nagel

    Krabat

    Një zë në ëndërr josh jetimin 14-vjeçar Krabat në një mulli të mbështjellë në mister. Nga mjeshtri i fuqive të errëta ai pranohet si çirak. Bashkë me 11 djelmosha të tjerë ai nuk mëson vetëm punën në mulli, por dhe artin e magjisë së zezë. Por çmimi i cili duhet të paguajë është i lartë: në çdo natë të vitit të ri një nxënës duhet të paguajë me jetën e vet – vetëm kështu mjeshtri, i cili ka bërë pakt me vdekjen mund të zgjasë një vit jetën e tij.
    [Më shumë...]

  • Film:Wer wenn nicht wir | © Markus Jans  Zero One Film

    Kush, nëse jo ne

    Seks, liri dhe revolucion. Në fillim të viteve gjashtëdhjetë, Bernard Vesper, djali i autorit nazist Will Vesper, takohet me shokun e tij Gudrun Ensslin. Së bashku ata duan të ndryshojnë botën; ata humbasin veten në rrugën e tyre: fillimet e terrorizmit gjerman, tregimet e një dashurie të madhe të dështuar, shkatërrimi dhe vetë-shkatërrimi.
    [Më shumë...]

  • Filmi: Citizen Europe

    Citizen Europe

    Citizen Europe është një udhëtim kinematografik nëpër Evropë. Në qendër të tij është përvoja e pesë pjesëmarrësve të rinj në Erasmus - programi më i madh i shkëmbimit në botë. Personazhet e lënë zonën e komfortit të vendit të tyre për të punuar si vullnetarë ose për të studiuar në vende të ndryshme evropiane, duke kapërcyer frikën dhe duke iu përshtatur mentaliteteve të ndryshme.
    [Më shumë...]

  • Filmi: Die Vermessung der Welt

    Die Vermessung der Welt

    Dy burra po eksplorojnë botën. Njëri përqendrohet në të dukshmen, tjetrën në të imagjinueshmen. Alexander von Humboldt udhëton për në Amerikën e Jugut për të matur kontinentin dhe për të zbuluar një jetë të huaj. Carl Friedrich Gauss, vjen nga një familje e varfër, hulumton në shtëpi mbi tavolinën e tij...
    [Më shumë...]

  • Filmi: Ich und Kaminski

    Ich und Kaminski

    Kritiku i artit Sebastian Zöllner po kërkon suksesin e madh: ai dëshiron të shkruajë një libër zbulesash për Manuel Kaminski, "piktor i verbër"; Student i Matisse dhe shok i Picasso thuhet se është verbëruar. Zollner bie në gjurmët e tij, depërton në mënyrë të paskrupullt në jetën e tij...
    [Më shumë...]

  • Filmi: Almanya

    Almanya

    Në 1964 Hüseyin Yilmaz vjen në Gjermani nga Turqia. Më vonë ai tërheq gruan dhe fëmijët e tij. Tani është mbesa e tij, që tregon historinë familjare me përzemërsi dhe humor - ndërsa klani është rrugës për pushime në vendin e origjinës. Ku është atdheu i vërtetë? Për këtë secili prej tyre duhet të pyesë veten.
    [Më shumë...]

  • Filmi: Sputnik

    Sputnik

    Në një fshat në RDGJ në vjeshtën e 1989: Me xhaxhain e saj të dashur Mike, dhe dy miq, Friederike po punon për një raketë. Loja gazmore e hapësirës është ndërprerë papritur: Mike kishte bërë një kërkesë për tu larguar nga vendi, dhe duhet të largohet brenda pak orësh.
    [Më shumë...]

  • Filmi: Soul Kitchen

    Soul Kitchen

    "Soul Kitchen" në Hamburg-Wilhelmsburg nuk mund të jetë thjeshtë një restaurant gourmet. Atje greko-gjermani Zinos( Adam Bousdoukos) u shërben klientëve të tij të përhershëm,
    [Më shumë...]

  • Filmi: Das Leben Der Anderen | 2006 © Goethe Institut

    Jeta e të tjerëve

    Berlini lindor, nëntor 1984. Kapiteni i shërbimit sekret (STASI) Wiesler merr urdhër për të mbikqyrur një çift artistësh. Ky mision ndryshon jetën e tij.
    [Më shumë...]

  • Film: Who am I - Kein System ist sicher| © Sony Pictures Releasing GmbH Foto Jan Rasmus Voss

    Who am I - Asnjë sistem nuk është i sigurt

    Siguria është iluzion! Në botën e vërtetë Benjamini është një hiç midis të dalluarve. Duke u shndërruar në një haker të rrjetit ai kthehet në një superhero.
    [Më shumë...]

  • Filmi: Der junge Karl Marx | © Frederic Batier, Neue Visionen Filmverleih

    Der junge Karl Marx

    I RIU KARL MARKS është një film historik mbi takimin e dy mendimtarëve, që donin të ndryshonin botën dhe të kapërcenin shoqërinë e vjetër. Trajtuar me imazhe të mëdha dhe me shumë ndjeshmëri
    [Më shumë...]

  • Filmi: Königin von Niendorf | ©JoyaThomeFilmproduktion-Lupa Film Gmbh

    Königin von Niendorf

    Në Brandenburg sapo kanë filluar pushimet verore, megjithatë dhjetëvjeçarja Lea (Lisa Moell) këtë vit nuk do të shkojë si përherë me shoqet e saj në kampin e pushimeve.
    [Më shumë...]

  • Filmi: Timm Thaler oder das verkaufte Lachen| © Constantin Film Verleih GmbH_Gordon Muehle

    Timm Thaler oder das verkaufte Lachen

    Timm Thaler (Arved Friese) jeton në kushte varfërie por atij i pëlqen të qeshë dhe shumë madje. E qeshura e tij është aq magjepse dhe ngjitëse sa që baroni djallëzor Lefuet (Justus von Dohnányi) dëshiron ta përvetësojë atë me çdo kusht.
    [Më shumë...]

  • Ostwind | © Tom Trambow / Sam Film

    Ostwind

    14-vjeçarja Mika ngel në klasë dhe si dënim duhet të shkojë në fermën e gjyshes së saj, ku nuk ka shumë teknologji, por ama një kalë, me të cilin ajo krijon një shoqëri të ngushtë. [Më shumë...]

  • Filmi: Fitzcarraldo | © Werner Herzog / Film GmbH

    Fitzcarraldo

    Fitzcarraldo është një ëndërrimtar monoman, i cili kërkon të realizojë një ëndërr mjaft të guximshme – të ndërtojë një sallë opere në pyllin e amazonës. Mirëpo i sapombërritur në një zonë të banuar nga indianë indigjenë ai ngec në një situatë pothuajse të pashpresë. [Më shumë...]

  • Filmi: Hotel Lux | Stephan Rabold / © Bavaria_Pictures

    Hotel Lux

    Në vitin 1933 kabaretisti Hans Cajsig arratiset me një pasaportë false drejt Rusisë dhe përfundon në Moskë në hotelin famëkeq Lux. Mirëpo shërbimi i fshehtë sovjetik e konsideron atë si astrologun renegat të Hitlerit. [Më shumë...]

  • Filmi: Herbert | © Departures Film

    Herbert

    Një ish-boksier, i cili jetesën e tij e siguron si mbledhës borxhesh dhe portier lokalesh, fillon të reflektojë për jetën e tij, pasi merr vesh që vuan nga një sëmundje e pashërueshme. [Më shumë...]

  • Filmi: After Spring Comes Fall | 2016 © J. Waltermann / Filmuniversität Babelsberg

    After Spring Comes Fall

    Një grua kurde arratiset nga Siria dhe emigron në Berlin, ku ndërton një jetë të re në ilegalitet. Mirëpo pas njëfarë kohe shërbimi informativ sirian zbulon vendndodhjen e saj dhe e detyron atë të punojë si informatore. [Më shumë...]

  • Filmi: Nga ata të fortët | Burimi: Goethe-Institut

    Nga ata të fortët

    Pasi mamaja e Mikaelit ndahet nga i dashuri i saj, ata të dy duhet të dalin nga shtëpia e tij luksoze në minibashkinë Zehlendorf dhe gjejnë strehë në minibashkinë periferike të zymtë Neukölln. Ndërkohë që mamaja e tij po merret me të dashurin e saj të ri, Mikaelit i duhet të përballet me kushtet e reja të jetës, ku nuk vonon shumë dhe i futet rrugës së trafikimit të drogës. [Më shumë...]

  • Filmi: Lola vrapon | Burimi: Goethe-Institut

    Lola vrapon

    Një djalë ka patjetër nevojë për 100.000 marka, përndryshe një gangster ka për ta hequr qafe. E dashura e tij Lola niset direkt me vrap për të gjetur shumën e kërkuar dhe për të shpëtuar të dashurin e saj. [Më shumë...]

  • Filmi: 4 Könige | © Kristian_Leschner / Port au Prince Pictures GmbH

    Katër mbretër

    Për shkak të konflikteve në familje të dala nga kontrolli pak para Krishtlindjeve, katër të rinj të ndryshëm nga njëri-tjetri e kalojnë natën e shenjtë të Krishtlindjeve në psikiatri. Për fatin e tyre të mirë ata kanë në krah një mjek disi jokonvencional, dr. Volf, i cili sheh te këta katër të rinj forcën e tyre, duke pasur besim te ta më tepër se ata në veten e tyre. [Më shumë...]

  • Filmi: Lamtumirë Evropë | © XVerleih / Mathias-Bothor

    Lamtumirë Evropë

    Jeta e shkrimtarit austriak Shtefan Cvajg në mërgim. Në kulmin e famës së tij botërore ai detyrohet të mërgojë jashtë vendit dhe pavarësisht që strehimit të sigurt, mikpritjes dhe natyrës madhështore tropikale të shumë vendeve, ai nuk arrin të gjejë gjetësi si në atdheun e tij. [Më shumë...]

  • Filmi: Sy për sy | © Wolfgang Ennenbach

    Sy për sy

    Djaloshi 10-vjeçar Miki jeton qëkur s'mban mend në një shtëpi sociale për fëmijë. Kur një ditë të bukur atij i bie në dorë adresa e të atit, atë e pret një surprizë e madhe: Tomi është xhuxh, çka e kthen përfytyrimin e Mikit për figurën e babait komplet përmbys. Udha për t'i sjellë ata më pranë është e vështirë. [Më shumë...]

  • Filmi: Tapë dhe xurxull | © Sehr gute Filme

    Tapë dhe xurxull

    Tobiasi dhe Shishja janë shok të ngushtë. Të dy me mjekër, bullafiqë dhe me humor të mirë pas gotës së tretë. Natën tapë dhe ditën të shkalafitur – ndërkohë që nga ana tjetër po rrënojnë familjen dhe punën. Dhe kështu një alkoolist nuk heq do qafe shokun e tij të ngushtë. [Më shumë...]

  • Filmi: Deri në gjysmë të rrugës | © Rommel Film / Foto Andreas Dresen

    Deri në gjysmë të rrugës

    Franku dhe Simona kanë realizuar ëndrrën e tyre dhe jetojnë së bashku me të dy fëmijët në një shtëpi të vogël në mes të një blloku shtëpish të ngjashme në periferi të qytetit. Ata janë një çift i lumtur, por deri në ditën kur te Franku diagnostikohet një tumor në tru. Kjo e bën familjen të përballet në mënyrë të papritur me vdekjen. [Më shumë...]

  • Filmi: Dhuratë e Perëndisë | © If... Productions

    Dhuratë e Perëndisë

    Një aktore e papunë dhe tetë burra e gra të tjerë gjithashtu të papunë prej një kohe të gjatë takohen në një kurs aktrimi. Aktores i duhet të formojë nga kjo tufë ujqërish të pikëlluar dhe të vetmuar një grup të bashkuar dhe të sjellë në skenë pjesën teatrore “Antigona”. [Më shumë...]

  • Filmi: Mes dy botëve | © Independent Artists Filmproduktion

    Mes dy botëve

    Ushtari gjerman Jepser regjistrohet përsëri për një mision ushtarak në luftën e Afganistanit. Detyra e tij është të mbrojë një garnizon pranë një fshati të vogël nga sulmet e Talibanit. Mirëpo vendimet, që ai duhet të marrë, janë shumë më tepër sesa thjesht të vështira. [Më shumë...]

  • Filmi: Lola | Burimi i fotos: Goethe-Institut

    Lola

    Në vitin 1957 në qytetin e vogël të Bavarisë veriore Koburg vjen një drejtor i ri në ndërmarrjen e ndërtimit, një burrë i pakorruptueshëm dhe energjik. Në këtë qytet ai martohet me vajzën e re Lola, të cilën në fillim e njeh me emrin Mari-Luiza dhe pa pasur aspak dije për jetën e saj të dyfishtë. [Më shumë...]

  • Filmi: Lektisja e Veronika Fosit | Burimi i fotos: Goethe-Institut

    Lektisja e Veronika Fosit

    Aktorja e varur nga droga Veronika Vos nuk po arrin të ketë më të njëjtin sukses si dikur. E pashpresë për këtë ajo kryen vetëvrasje, ndërkohë që në radio po dëgjohet bekimi i Papës me rastin e festës së pashkëve. [Më shumë...]

  • Filmi: Martesa e Maria Braunit | Burimi i fotos: Goethe-Institut

    Martesa e Maria Braunit

    Një histori nga vitet e rimëkëmbjes së Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Maria Braun arrin me kohën një zhvillim social, por për karrierën e saj paguan me një çmim tepër të lart njerëzor. [Më shumë...]

  • Filmi: Shteti kundër Fric Bauerit | © Martin Menke / zero one film GmbH

    Shteti kundër Fric Bauerit

    Ky film inskenon vitet vendimtare të punës së prokurorit të përgjithsëm Fric Bauer të prokurorisë së Frankfurtit, i cili synon të ndjekë penalisht përgjegjësit e regjimit nazist dhe çështjet lidhur me ta pas Luftës së Dytë Botërore. [Më shumë...]

  • Filmi: Ngjyra e oqeanit | © BR / Südart / Pere Pueyo

    Ngyjra e oqeanit

    Një turiste e re gjermane bëhet gjatë pushimeve të saja në ishujt Kanarie dëshmitare e mbërritjes së një varke me refugjatë afrikanë. Nga dhembshuria ajo përpiqet të ndihmojë një burrë dhe djalin e tij të vogël të hyjnë ilegalisht në shtetin spanjoll. [Më shumë...]

Kreu i faqes ↑