Konkursi “First Film First”

Projekti “First Film First” i Goethe-Institut është një program profesional intensiv trajnimi, i cili synon të mbështesë regjisorët e rinj nga Evropa Juglindore gjatë zhvillimit të filmave të tyre të parë artistikë me metrazh të gjatë.

“First Film First” përbëhet nga katër module, të cilat zhvillohen përgjatë një viti dhe që u mundësojnë pjesëmarrësve të krijojnë projektin për filmin e tyre artistik të parë hap pas hapi përmes fazave të ndryshme të zhvillimit të projektit.

Programi u ofron pjesëmarrësve këto mundësi:

  • Mentorimin nga ekspertë të shquar evropianë të filmave për fazat e ndryshme të zhvillimit të projektit të filmit të parë artistik.
  • Artet dhe zejet e nevojshme për t’u futur në skenën profesionale ndërkombëtare.
  • Një vështrim të dorës së parë dhe njohuri praktike rreth botës evropiane gjithnjë e në ndryshim dhe bashkëkohore të bërjes së filmave.
  • Kontakte me disa nga vendimmarrësit, autorët dhe ekspertët më të rëndësishëm evropianë.

Për të mundësuar një afrimitet më personal “First Film First” përqendrohet vetëm te tetë pjesëmarrës, duke e përshtatur dhe modifikuar programin në mënyrë individuale për të përmbushur kështu nevojat specifike të secilit pjesëmarrës.

  • Qershor 2017
    Moduli 1: Zhvillimi i historive në skenarë
    në kuadër të Transylvania International Film Festival, Cluj-Napoca (Rumani)
  • Shtator 2017
    Moduli 2: Gjetja e një stili vizual të përveçëm për filmin tënd dhe zhvillime të tjera të skenarit
    në kuadër të “Manaki Brothers” International Cinematographers Film Festival, Bitola (Maqedoni)
  • Nëntor/Dhjetor 2017
    Moduli 3: Aktorë regjie
    në kuadër të Auteur Film Festival, Belgrad (Serbi)
  • Mars 2018
    Moduli 4: Bëhu gati për botën e madhe – Mblidh plaçkat e projektit dhe nisu
    në kuadër të Sofia International Film Festival, Sofia (Bullgari)

Programi përfundon me një prezantim të projekteve para një grupi ndërkombëtarësh relevantë i përbërë nga producentë, redaktorë të ngarkuar, kontraktorë dhe përfaqësues të fondeve në samitin e Sofiës, një nga tregjet lider rajonale të koproduksionit.

Afati i fundit i regjistirmit është data 1 mars 2017.

Informacione të mëtejshme për regjistrimin dhe procedurat e aplikimit do të gjeni në faqen e internetit të “Firs Film First”.

Aktualizimi i fundit: 11.01.2017
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑