Hamletmakina

Regjisori dhe dramaturgu i mirënjohur shqiptar Stefan Çapaliku do të inskenojë në bashkëpunim me Qendrën e Gjermanishtes veprën teatrore “HamletMakina”, e cila do të shfaqet në teatrin e Tiranës dhe të Elbasanit.

Teksti i shkruar në vitin 1977 nga dramaturgu gjerman Heiner Müller “HamletMakina” tjetërson format e deritanishme të dramës, pasi nuk përmban as figura e as ngjarje, por një seri fragmentesh të ndryshme në prozë.
Kjo pjesë teatrore, e bazuar në mënyrë të lirshme në veprën e William Shakespeare, reflekton tragjedinë e individit intelektual në shoqërinë socialiste.

Me anë të kësaj vepre teatrore Stefan Çapaliku do të tentojë të krijojë një urë lidhëse me historinë komuniste të Shqipërisë, duke tematizuar faza të caktuara të saj.
Koncepti i regjisë bazohet jo vetëm në aktrim, por edhe në mediume të tjera estetike si vallëzimi, muzika dhe multimedia.

  • Titulli: Hamletmakina
  • Regjia: Stefan Çapaliku
  • Aktorët: Alfred Bualoti, Eva Alikaj
  • Pjesëmarrësit e tjerë: Erion Hinaj, Rreze Qerreti, Irgenta Dervishaj, Matilda Bajrami, Rosella Pelliccioti, Endri Hekurani
  • Asistenti i regjisë: Emiljano Palali
  • Skenografia: Sadik Spahija
  • Muzika: Hajg Zacharian
  • Artdizajni: Yllka Gjollesha
  • Videoja: Elis Gjoni, Besmir Cani
  • Grimi: Bebeka Alla
  • Përktheu nga origjinali: Pandeli Pani
  • Titrat: Mikel Hasko
  • Gjuha: shqip me titra gjermanisht
  • Datat dhe vendet e shfaqjes:
    • 04 + 05 + 06 tetor 2014, ora 19.00
      Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", shëtitore "Murat Toptani", nr. 2, Tiranë
    • të mërkurën, 08 tetor 2014, ora 19.00
      Teatri Skampa, bulevardi "Qemal Stafa", Elbasan
  • Hyrja: falas
  • Aktiviteti: Në kuadër të Tetorit Gjerman


Aktualizimi i fundit: 11.10.2014
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑