PLANI YNË I HIGJIENËS

Duke marrë shkas nga situata aktuale Goethe-Zentrum ka hartuar një koncept të detajuar të higjienës. Shëndeti juaj dhe i punonjësve tanë për ne janë gjithnjë prioriteti kryesor.

Ne e ndjekim me kujdes situatën dhe mbështetemi në udhëzimet dhe rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse.

Ne marrim të gjitha masat e nevojshme që kursi ose provimi juaj të zhvillohen në kushte të sigurta dhe që ju të keni mundësi të përqendroheni plotësisht në mësimin e gjermanishtes.

Pavarësisht këtyre masave ju lutemi të silleni me përgjegjësi dhe respekt ndaj pjesëmarrësve të tjerë në kurse dhe provime si dhe ndaj punonjësve tanë.

MASAT TONA PËR MË SHUMË SIGURI

Këshillim online dhe pagesë në distancë

UNSER HYGIENEKONZEPT

Ne vazhdojmë t’ju këshillojmë personalisht nëpërmjet komunikimit online. Të gjitha kurset dhe provimet tona mund t’i rezervoni online duke kryer pagesën në distancë.

Kontrolli i hyrjes

UNSER HYGIENEKONZEPT

Në hyrje të ndërtesës ne regjistrojmë dhe masim temperaturën e secilit vizitor apo nxënës, duke e ditur në çdo kohë vendin dhe orarin e qëndrimit tuaj. Kështu në rast dyshimi mund të veprojmë pa vonesë.

Kurse më të vogla dhe distancë sigurie

UNSER HYGIENEKONZEPT

Ne e kemi reduktuar ndjeshëm numrin e pjesëmarrësve në kurs, në mënyrë që distanca e sigurisë të respektohet pa asnjë vështirësi.

Pastrimi dhe ajrimi i klasave

UNSER HYGIENEKONZEPT

Ne garantojmë pastrimin dhe dezinfektimin e rregullt të të gjitha klasave si dhe tavolinave dhe dorezave të dyerve. Përveç kësaj ambientet ajrosen disa herë gjatë ditës.

Maska për hundën dhe gojën

UNSER HYGIENEKONZEPT

Në të gjitha klasat tona ne mbajmë maska për hundën dhe gojën. Me mbajtjen e saj mund të ndihmojmë për mbrojtjen e njëri-tjetrit.

Ju lutemi të mbani parasysh që masat dhe udhëzimet përditësohen vazhdimisht. Në rast pyetjesh informohuni në zyrën e regjistrimeve ose tek mësuesi / mësuesja juaj.

Kreu i faqes ↑