Shkrimi letrar në një gjuhë të huaj - Workshop me autorin Jörg Dauscher

Të mësosh një gjuhë do të thotë të shmangësh gabimet në mënyrë që të shprehesh sa më saktë. Ne kontrollojmë se si flasim dhe çfarë shkruajmë por gjatë këtij procesi përdorimi kreativ i gjuhës humbet. Duke përdorur teknika krijuese dhe metoda letrare gjatë këtij workshopi do të ushtrojmë hap pas hapi teknikat krijuese të gjuhës.

Kursi u drejtohet pjesëmarrësve me njohuri të avancuara të gjuhës gjermane, të cilët kanë interes për letërsinë dhe shkrimin letrar. Qëllimi i këtij workshopi është të përmirësojë aftësitë krijuese dhe mënyrën e të shprehurit në gjuhë të huaj. Gjithashtu brenda dy ditëve të workshopit do të krijohen tekste të shkurtra letrare.

Kriteret:
Mosha: 18+
Niveli i gjuhës: B2+/C1

Aplikimi: Dorëzoni një tekst të shkurtër me temë "Nga jeta e gjyshërve të mi" (250-300 fjalë / një faqe) në bewerbung@goethe.al deri në 15 tetor 2020.

Workshopi: 29 dhe 30 tetor 2020
Vendi: Goethe-Zentrum
Drejtuesi i workshopit: Jörg Dauscher

Kreu i faqes ↑