Kurse në Elbasan

Që prej vitit 2004 Goethe-Zentrum ofron edhe në qytetin e Elbasanit kurse të gjuhës gjermane për adoleshentë, studentë dhe të rritur për nivelet A1 deri në B2. Në fillim dega e Elbasanit i ka zhvilluar seancat mësimore nëpër institucione publike arsimore, duke i përgatitur pjesëmarrësit edhe për provimet e ndryshme. Së bashku me Aleancën Franceze të dyja institucionet ndajnë me njëra-tjetrën që prejt vitit 2009 një ndërtesë të përbashkët, e cila ndodhet në qendër të qytetit, duke ofruar ambiente ideale dhe të përshtatshme mësimore. Ndërtesa gjendet shumë lehtë, pranë gjimnazit "Dhaskal Todri". Adresën e plotë dhe hartën e gjeni këtu.

Pasqyra e të gjitha kurseve të përgjithshme të gjuhës gjermane në Elbasan:

Lloji i kursit Kohëzgjatja Progresi Periudha Nr. i
kursantëve
Kurse
ekstensive
rreth 10 javë
6 om*/javë
1 nivel gjatë gjithë
vitit
maksimumi
deri në 13
pjesëmarrës

om = orë mësimore prej 45 minutash

Mëso gjermanisht

Kreu i faqes ↑