Kushtet e përgjithshme të biznesit

1. Kushtet e përgjithshme të pjesëmarrjes
Për kurset e të rriturve pjesëmarrësi duhet të jetë të paktën 16 vjeç dhe për kurset e adoleshentëve të paktën 12 vjeç.

2. Regjistrimi dhe kushtet e pagesës
2.1. Rezervimi për çdo kurs, përfshi edhe kurset pasardhëse, duhet bërë 2 javë para fillimit të kursit dhe afati i fundit i regjistrimit (pagesa e plotë e tarifës së kursit) për çdo kurs duhet bërë 1 javë para fillimit të kursit.
2.2. Në rast se pagesa e plotë e tarifës së kursit nuk bëhet në kohë, kursanti humbet të drejtën e frekuentimit të kursit.
2.3. Tarifa e kursit mund të shlyhet me para në dorë ose me kartë krediti/debiti në zyrën e regjistrimit, ose me transfertë bankare.

3. Çmimet dhe kushtet e pagesës
3.1. Pjesë e marrëveshjes janë tarifat e vlefshme në momentin e regjistrimit në kurs, të cilat janë afishuar në faqen e internetit të Goethe-Zentrum.
3.2. Në tarifat e kursit nuk përfshihet çmimi i librave.
3.3. Nëse kursanti dëshiron të ndryshojë kursin (ndryshim datash ose kursi), ndryshimi i parë bëhet pa pagesë. Për çdo ndryshim tjetër mbahet një vlerë prej 10 % nga tarifa e kursit. Ndryshimi i kursit në një nivel tjetër, me rekomandimin e mësuesit përkatës, ose si rezultat i një testimi të mëvonshëm për përcaktimin e nivelit, bëhet pa pagesë shtesë.
3.4. Në rast regjistrimi të dy apo më shumë anëtarëve të së njëjtës familje (fëmijë, bashkëshortë, motra, vëllezër, prindër), Qendra e Gjermanishtes ofron një zbritje prej 10 % për secilin nga anëtarët për kurset e përgjithshme.
3.5. Për testin e përcaktimit të nivelit paguhet një tarifë prej 2.000 lekësh, e cila, në rast regjistrimi në një kurs, zbritet nga tarifa e kursit.
3.6. Kursantët, të cilët në çastin e regjistrimit në një provim të Goethe-Institut janë të regjistruar edhe në një kurs aktual pranë qendrës sonë, përfitojnë zbritje në një provim të Goethe-Institut. Kjo vlen vetëm për provimet e Goethe-Institut dhe përjashtohet si mundësi për provimet TestDaF dhe TestAS.

4. Çregjistrimi
4.1. Në rast se kursanti nuk mund të ndjekë kursin për të cilin është regjistruar, vlejnë kushtet e mëposhtme të çregjistrimit:
4.1.1. Në rast çregjistrimi deri ditën e fundit të punës para fillimit të kursit, mbahet një tarifë administrative prej 10 % së tarifës së kursit.
4.1.2. Në rast çregjistrimi nga dita e parë deri në ditën e tretë të kursit, mbahet një tarifë administrative prej 20 % së tarifës së kursit.
4.1.3. Në rast çregjistrimi të mëvonshëm, kthimi i pagesës nuk është më i mundur, pavarësisht nëse kursi është ndjekur apo jo.
4.2. Për çregjistrimet nga provimet vlejnë kushtet e mëposhtme:
4.2.1. Në rast çregjistrimi deri një javë para zhvillimit të provimit, bëhet kthimi i plotë i tarifës së provimit.
4.2.2. Në rast çregjistrimi deri në orën 12.00 të drekës së ditës së fundit të punës para zhvillimit të provimit, mbahet një tarifë administrative prej 20 % së tarifës së provimit.
4.2.3. Në rast çregjistrimi duke filluar nga ora 12.00 e drekës së ditës së fundit të punës para zhvillimit të provimit, kthimi i tarifës së provimit nuk është më i mundur.
4.2.4. Për provimet TestDaF dhe TestAS vlejnë kushtet e çregjistrimit të instituteve përkatëse (www.testdaf.de dhe www.testas.de).
4.3. Njoftimi për çregjistrimin duhet paraqitur me shkrim. Si datë çregjistrimi vlen data e mbërritjes së njoftimit në Goethe-Zentrum.

5. Përcaktimi i nivelit
5.1. Përcaktimi i nivelit bëhet mbi bazën e një testi për njohuritë gjuhësore në Goethe-Zentrum. Për ish-kursantët ose personat që paraqesin dëshmi pjesëmarrjeje apo certifikata të Goethe-Institut përcaktimi i nivelit mund të bëhet në bazë të dëshmisë së pjesëmarrjes në kurs ose të certifikatës së provimit, nëse data e lëshimit të tyre nuk e kalon 1 vit.
5.2. Kurset tona përbëhen minimalisht nga 8 dhe maksimalisht nga 16 pjesëmarrës. Në rast se në fillim të kursit numri i kursantëve është shumë i vogël (nën 8 persona), Goethe-Zentrum ruan të drejtat për ta anuluar këtë kurs ose të ndryshojë datën/orën e fillimit të tij. Në këtë rast, u ofrojmë kursantëve mundësinë e kalimit në një kurs tjetër ose të kthimit të tarifës së plotë të kursit.

6. Dëshmitë e pjesëmarrjes dhe certifikatat
6.1. Një dëshmi pjesëmarrjeje lëshohet vetëm nëse kursanti ka qenë i pranishëm në të paktën 75 % të totalit të orëve të mësimit.
6.2. Nëse kursanti vlerësohet në përfundim të kursit (pas 60 orëve mësimore) me notën "Vlerësimi: ka marrë pjesë", atëherë ai nuk kalon në kursin pasardhës. Megjithatë, ai gëzon të drejtën për të kryer testin e përcaktimit të nivelit, për rivlerësimin e njohurive të tija të gjuhës gjermane. Në rast se rezultati i testit dëshmon njohuri të mjaftueshme për të kaluar në kursin pasardhës, kursanti fiton të drejtën e kalimit në atë kurs.
6.3. Dëshmitë e pjesëmarrjes ruhen në Goethe-Zentrum deri në 2 vjet. Koha maksimale e ruajtjes së dokumentacionit të provimeve është përcaktuar në Rregulloren e Provimeve të Goethe-Institut.
6.4. Lëshimi i një dublikate bëhet vetëm me pagesë: 1.500 lekë për një dëshmi pjesëmarrjeje kursi dhe 2.000 lekë për certifikatat e Goethe-Institut. Pas përfundimit të afatit maksimal për ruajtjen e dokumentacionit, lëshimi i një dublikate është i pamundur.

7. Ndërrimi i kursit
Në raste të veçanta, kursantët mund të ndërrojnë kursin e tyre brenda javës së parë të kursit, në marrëveshje me mësuesen/mësuesin, për aq kohë sa në kursin tjetër ka kapacitet të mjaftueshëm. Ndërrimi i kursit bëhet pa pagesë. Nëse në kursin e dëshiruar nuk ka më vende të lira, atëherë ndërrimi i kursit nuk është i mundur.

8. Pjesëmarrës me nevoja të veçanta fizike
Goethe-Zentrum përpiqet të gjejë në marrëveshje me personat me aftësi të kufizuara fizike një zgjidhje të pranueshme dhe të përshtatshme për të gjithë pjesëmarrësit në lidhje me mësimdhënien.

9. Detyrimet e kursantit
Kursanti ka për detyrë të zbatojë kushtet e përgjithshme të biznesit të Qendrës së Gjermanishtes si dhe rregulloren e provimeve dhe të ndërmarrjes.

10. Përgjegjësia e Goethe-Zentrum / forcat madhore
Goethe-Zentrum nuk mban përgjegjësi për dëme të shkaktuara nga kursantët apo pjesëmarrësve të provimit nga veprime të qëllimshme apo nga pakujdesia. Goethe-Zentrum nuk mban përgjegjësi për mosofrimin e shërbimeve të saja të ndikuara nga forcat madhore (psh. në rast katastrofash natyrore, zjarri, përmbytjesh, lufte, urdhri nga institucionet shtetërore dhe në të gjitha rrethanat e tjera, të cilat janë jashtë kontrollit të palëve në marrëveshje). Goethe-Zentrum nuk mban përgjegjësi për sendet personale dhe me vlerë të kursantëve dhe të pjesëmarrësve të provimit.

11. Mbrojtja e të dhënave
Kursanti apo pjesëmarrësi në provim pranon që Goethe-Zentrum të ruajë elektronikisht të dhënat e tija të regjistrimit, të kontabilitetit dhe të vlerësimit. Kursanti apo pjesëmarrësi në provim bie dakord që të njoftohet nga Goethe-Zentrum rreth kurseve, aktiviteteve kulturore dhe shërbimeve të tjera të qendrës në mënyrë elektronike, me shkrim dhe/ose telefonike.

12. Kushtet e veçanta për kurset individuale
12.1. Numri minimal i orëve mësimore për një kurs individual është 10, me nga 2 orë mësimore për seancë (1 orë mësimore = 45 minuta).
12.2. Data dhe oraret përcaktohen në marrëveshje të ndërsjellë dhe me shkrim para fillimit të kursit. Sipas nevojës dhe me kërkesë të kursantit mund të zhvendosen 30 % të datave dhe/ose të orareve të kursit, pa pagesë shtesë.
12.3. Pagesa e kursit duhet të kryhet e plotë para fillimit të kursit.
12.4. Zhvendosja e dëshiruar e datës së zhvillimit të mësimit duhet të komunikohet të paktën 24 orë (jo në fundjavë dhe ditë festash) para zhvillimit të kursit. Në rast se njoftimi bëhet më vonë, orët e pazhvilluara të mësimit do të tarifohen me vlerën e plotë. Në raste aksidenti apo sëmundjesh akute kërkohet të paraqitet sa më shpjet të jetë e mundur një raport mjekësor.
12.5. Pas çdo seance mësimore kursanti duhet të konfirmojë me nënshkrimin e tij, se orë mësimore u zhvilluan sipas planit përkatës mësimor.



Aktualizimi i fundit: 13.01.2016

Mëso gjermanisht

Kreu i faqes ↑