Hapja e shtëpisë së re e Goethe-Zentrum në Tiranë

Që prej vitit 2011 Goethe-Zentrum (deri më tani aktiv si Deutschzentrum) në Tiranë ka promovuar si partner i Goethe-Institut gjuhën dhe kulturën gjermane. Kërkesa për mësimin dhe provimet e gjermanishtes vazhdon e rritet dhe me ambientet, që ishin në dispozicion, kjo kërkesë vazhdimisht e në rritje nuk mund të mbulohej. Që prej datës 1 prill të këtij viti Goethe-Zentrum është pozicionuar në një vilë dykatëshe në rrugën “Jul Varirboba”, nr. 21 – në një nga lagjet më të mira të qytetit, jo larg qendrës dhe shumë e thjeshtë për t’u gjetur. Klasat e reja më të mëdha dhe më reprezentative, oborri dhe mundësia për aktivitete të stilit ‘open air’ e bëjnë Goethe-Zentrum një vend më tërheqës dhe më të dukshëm për gjuhën dhe kulturën gjermane.

  • Vendi: Goethe-Zentrum, rruga "Jul Variboba", nr. 21, 1010 Tiranë
  • Data: të mërkurën, 28 shtator 2016, ora 19:00
  • Pjesëmarrja: vetëm me ftesë
  • Kontakt: administration@goethe.al

Dokumente për shkarkim:

Aktualizimi i fundit: 13.09.2016
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑