Nivelet A1 – C2 të kurseve dhe të provimeve të Goethe-Institut

Niveli
sipas KPERGj
Të përgjithshme Të rinjtë Studime Profesioni
A1   SD1 Fit 1 BULATS
A2   SD2 Fit 2 BULATS
B1   B1 B1 BULATS
B2   B2 TestDaF BULATS
C1   C1 TestDaF BULATS
C2   C2: GDS C2: GDS BULATS

Kriteret

Të gjitha provimet e Insitutit Gëte mund të jepen edhe nga kandidatë të jashtëm, nëse këta kanë njohuritë e nevojshme gjuhësore. Megjithatë është i këshillueshëm frekuentimi i një kursi përgatitor. Për këtë qëllim ofrohen kurse në prezencë dhe distancë, por edhe kombinime të të dyjave.



Përdorimi elementar i gjuhës
A1 A2

Mund të kuptojë dhe të përdorë shprehje të njohura dhe të përditshme si dhe fjali shumë të thjeshta për të plotësuar nevoja konkrete. Mund të prezantohet ose të prezantojë dikë dhe t'i drejtojë një personi pyetje për veten e tij, p.sh. për vendbanimin, marrëdhëniet e tij, për çka i përket atij – dhe mund t'u përgjigjet pyetjeve të kësaj natyre. Mund të komunikojë në mënyrë të thjeshtë nëse bashkëfolëset ose bashkëfolësit flasin ngadalë, qartë dhe tregohen bashkëpunues.

Mund të kuptojë fjali dhe shprehje të përdorura shpesh në lidhje me fusha që kanë përparësi imediate (p.sh. informacione rreth vetes ose familjes, pazarit, punës, mjedisit të afërt). Mund të komunikojë në situata të thjeshta e të zakonshme të cilat kërkojnë një shkëmbim të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë mbi tema të njohura dhe të shpeshta. Mund të përshkruajë me mjete të thjeshta prejardhjen dhe formimin e tij, mjedisin përreth dhe objekte të cilat u përkasin nevojave të tij imediate.

 
 
 
 
Përdorimi i pavarur i gjuhës
B1 B2

Mund të kuptojë pikat themelore kur përdoret një gjuhë e qartë dhe standarte dhe nëse bëhet fjalë për gjëra të njohura nga puna, shkolla, koha e lirë etj. Mund t'ia dalë mbanë në shumicën e situatave që hasen gjatë udhëtimit në një zonë ku flitet gjuha e huaj. Mund të prodhojë një ligjëratë të thjeshtë dhe koherente mbi tema të njohura dhe fusha që paraqesin interes për të. Mund të tregojë një ngjarje dhe një përvojë, të përshkruajë ëndrra, shpresa dhe qëllime dhe të paraqesë shkurt arsye apo shpjegime në lidhje me projekte apo ide.

Mund të kuptojë përmbajtjen themelore të temave konkrete ose abstrakte në një tekst të ndërlikuar, duke përfshirë një diskutim teknik në specialitetin e tij. Mund të komunikojë me një shkallë spontaniteti dhe lehtësie me folës të gjuhës amëtare pa krijuar tension për asnjërën nga palët. Mund të shprehet në mënyrë të qartë dhe të hollësishme mbi një gamë të gjerë temash, të shprehë një opinion mbi një temë aktualiteti dhe të paraqesë përparësitë dhe disavantazhet e alternativave të ndryshme.

 
 
 
 
Përdorimi kompetent i gjuhës
C1 C2

Jeni në gjendje të kuptoni një spektër të gjerë tekstesh të gjata e të vështira dhe të nxirrni edhe kuptimet e fshehura midis rreshtave. Mundeni të shpreheni në mënyrë spontane dhe të rrjedhshme, pa ju dashur të kërkoni gjatë për të gjetur fjalët. Jeni i aftë ta përdorni gjuhën në mënyrë të frytshme dhe të përshtatshme në jetën e përditshme, atë profesionale apo në shkollë. Shpreheni qartë, në mënyrë të strukturuar dhe të hollësishme për rrethana komplekse, duke përdorur në mënyrën e duhur mjete të ndryshme për ndërthurjen e tekstit.

Jeni në gjendje të kuptoni pa vështirësi gjithçka që lexoni ose dëgjoni. Jeni i aftë të përmblidhni informacione nga burime të ndryshme me gojë apo me shkrim dhe të paraqisni në mënyrë të strukturuar arsye dhe sqarime që kanë të bëjnë me këto informacione. Shpreheni shumë spontanisht, rrjedhshëm dhe saktë dhe jeni në gjendje të dalloni edhe ngjyrimet më të imëta kuptimore edhe në situata komplekse.

Mëso gjermanisht

Kreu i faqes ↑