Opening Night – Jam Burrë!

Çfarë do të thotë të jesh një burrë në Ballkan? Jutta Benzenberg dhe Katharina Maschenka Horn merren me klishetë dhe realitetin e burrave 'të vërtetë' të Ballkanit, “tamam burrë“. Gjithashtu ato dëshirojnë të trajtojnë temën tabu të dhunës në familje dhe të diskutojnë me publikun. Me ndihmën e psikoterapistes shqiptare Jetona Myteveli dy artistët duan të krijojnë një lidhje të vazhdueshme mes fotografisë, dans-teatrit dhe panelit të diskutimit, në të cilën shikuesit janë të përfshirë në mënyrë aktive.

'Opening Night – Jam Burrë!' është prelud i një projekti, i cili do të zhvillohet më tej vitin e ardhshëm.

  • Titulli: Opening Night – Jam Burrë!
  • Regjia dhe koreografia: Katharina Maschenka Horn
  • Producente dhe fotografe: Jutta Benzenberg
  • Muzika: Jan Günther
  • Kostumet: Saša Kovacevic / SADAK
  • Asistent produksioni: Erion Kumuria
  • Moderatore: Jetona Myteveli
  • Performojnë: Andrea Dorian Rama, Nemanja Mutić, Jan Novosel
  • Data: të martën, 13 tetor 2015, ora 20:00
  • Vendi: Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli", shëtitore "Murat Toptani", nr. 2, Tiranë
  • Hyrja: falas
  • Aktiviteti: në kuadër të Tetorit Gjerman


Aktualizimi i fundit: 09.10.2015
Burimi: www.tetori-gjerman.com


Kreu i faqes ↑