Pyetje të shpeshta

Para se të frekuentoni një kurs apo të regjistroheni për një provim pranë qendrës sonë, ju lutemi të lexoni informacionet e mëposhtme:

Çfarë është një nivel gjuhe?

Sipas Kuadrit të Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve nivel gjuhe cilësohet klasifikimi i aftësisë për përdorimin e një gjuhe të huaj.

Çfarë është një kurs gjuhe?

Secili nivel i gjuhës ndahet në kurse. Secili kurs¹ përbëhet nga 60 om*. Nivelet A1, A2 dhe B1 përbëhen përkatësisht nga 2 kurse¹. Nivelet B2 dhe C1 përbëhen përkatësisht nga 4 kurse¹.

Cilat lloje kursesh ofrohen pranë Goethe-Zentrum?

Goethe-Zentrum në Tiranë ofron, në bazë të orëve mësimore të zhvilluara në javë, kurse¹ me kohëzgjatje të ndryshme, të cilat kategorizohen si më poshtë:

  • Kurse ekstensive: 6 om*/javë → Kohëzgjatja: rreth 10 javë
  • Kure intensive: 9 om*/javë → Kohëzgjatja: rreth 7 javë
  • Kurse superintensive²: 25 om*/javë → Kohëzgjatja: rreth 2½ javë

Për ofertat e kurseve në grupe të vogla dhe individuale, ju lutemi të konsultoheni në zyrën e regjistrimeve.

Cili kurs është për cilën moshë?

Goethe-Zentrum, njëlloj si Goethe-Institut, dallon midis:


Përkatësisht me këtë ndarje përdoren edhe metodat respektive mësimore.

Ku mund ta gjej pasqyrën e kurseve aktuale?

Në menynë e sipërme djathtas do të gjeni pasqyrën e kurseve tona duke klikuar mbi kategorinë "Kurse në Tiranë". Ju lutemi, të keni parasysh, që kurset e afishuara në faqen tonë të internetit mund të ndryshohen në varësi të rrethanave administrative. Për këtë arsye ju këshillojmë që për informacione dhe hollësi të mëtejshme të kontaktoni me zyrën e regjistrimeve.

Sa kushton një kurs?

Ju lutemi, klikoni këtu për një listë tabelare dhe të detajuar të çmimeve për kurset normale, të fundjavës, të grupeve të vogla dhe atyre individuale. Për detajet dhe tarifat e kurseve të veçanta, ju lutemi të konsultoheni me zyrën e regjistrimeve.

Si mund të regjistrohem?

Regjistrimi bëhet në zyrën e regjistrimeve të Goethe-Zentrum me vendndodhje në Rrugën Skënderbej Nr. 21 dhe vetëm brenda orarit të hapjes. Pjesë e procedurës së regjistrimit është plotësimi i formularit të regjistrimit dhe pagesa e plotë e tarifës së kursit brenda afatit të regjistrimit³. Te pjesëmarrësit nën moshën 18 vjeç kërkohet edhe prania e prindit apo e kujdestarit ligjor.

Çfarë duhet të bëj, nëse nuk jam fillestar?

Nëse keni njohuri paraprake të gjuhës gjermane, atëherë ju rekomandojmë të kryeni një test për përcaktimin e nivelit. Përmes rezultatit të testit do të jemi në gjendje të përcaktojmë nivelin tuaj të saktë të gjuhës gjermane dhe do të mund t’ju ofrojmë kursin më të përshtatshëm të mundshëm.

Kur dhe ku mund të regjistrohem për një provim?

Goethe-Zentrum ofron provime të Goethe-Institut dhe të institutit TestDaF dhe TestAS, të cilat njihen në rang botëror. Regjistrimi për provimet e Goethe-Institut bëhet personalisht në zyrën e regjistrimeve, nën paraqitjen e një letërnjoftimi/pasaporte dhe me kryerjen e pagesës përkatëse. Për pjesëmarrësit nën moshën 18 vjeç kërkohet edhe prania e prindit apo e kujdestarit ligjor. Regjistrimi për provimin TestDaF dhe TestAS bëhet vetëm online në adresën www.testdaf.de dhe përkatësisht www.testas.de. Të dhëna të tjera lidhur me provimet do të gjeni duke klikuar këtu.

Çfarë duhet të marr parasysh gjatë çregjistrimit?

Për kushtet e çregjistrimit, ju lutemi t'i referoheni nenit 4 të kushteve të përgjithshme të biznesit të Goethe-Zentrum dhe të kontaktoni me zyrën e regjistrimeve.

A zhvillohen kurse gjatë ditëve të festave?

Gjatë ditëve të festave dhe pushimeve të verës dhe të dimrit Goethe-Zentrum qëndron e mbyllur. Gjatë kësaj periudhe nuk zhvillohen as kurse apo provime dhe as zyra nuk është e hapur. Klikoni këtu për të parë listën e ditëve të festave dhe të pushimeve.

Si janë oraret e zyrës së regjistrimeve dhe të administratës?

Ju lutemi, klikoni këtu për të parë oraret e zyrës së regjistrimeve.

Shënime:
* Orë mësimore prej 45 minutash.
¹ Këtu bëhet fjalë për kurse standarde me nga 60 orë mësimore dhe një numër minimal pjesëmarrësish prej 8 vetash.
² Kurset superintensive ofrohen kryesisht vetëm gjatë periudhës qershor-shtator.
³ Afati i fundit i regjistrimit për çdo kurs është 1 javë para fillimit të kursit dhe rezervimi për kursin pasardhës duhet bërë 2 javë para fillimit të kursit.

Të dhënat mund të ndryshojnë.

Mëso gjermanisht

Kreu i faqes ↑