Rreth nesh
Goethe-Zentrum në Tiranë është themeluar në tetor të vitit 2012 nën emrin “Deutschzentrum” si organizatë pasardhëse e Shoqatës Kulturore Gjermano-Shqiptare “Robert Schwartz” dhe gëzon statusin e një organizate joqeveritare, e cila ka, ndër të tjera, dy detyra thelbësore:
- promovimin dhe përhapjen e gjuhës gjermane në Republikën e Shqipërisë dhe
- kontributin në shkëmbimin kulturor ndërmjet Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Shqipërisë.
Goethe-Zentrum ofron provime të gjuhës gjermane në ambientet e zyrës qendrore si dhe kurse të gjuhës gjermane në dy ambiente të përshtatshme për mësimdhënie:
- zyra qendrore Tiranë (Rruga Skënderbej, Nr. 1);
- filiali Elbasan (lagjja "Dyli Haxhire").
Si partner ekskluziv dhe i akredituar i institutit aktiv mbarëbotëror Goethe-Institut qendra jonë jep mbështetje për njohjen e gjuhës gjermane në Shqipëri dhe nxit bashkëpunimin kombëtar e ndërkombëtar në fushën e kulturës. Goethe-Zentrum përcjell një imazh të plotë të Gjermanisë nëpërmjet informacioneve rreth jetës së saj kulturore, shoqërore dhe politike.
Me rrjetin e saj të përfaqësive të Goethe-Institut dhe Goethe-Zentrum, shoqatave kulturore, sallave të leximit si dhe qendrave të provimeve dhe të mësimit të gjermanishtes ajo punon për përmbushjen e objektivave kryesore të politikave kulturore dhe arsimore të Gjermanisë jashtë vendit. Goethe-Zentrum është gjithashtu partner i institucioneve kulturore publike dhe private, i komunave dhe i biznesit.
Kjo qendër gërsheton përvojat dhe konceptet e partnerëve të saja brenda dhe jashtë vendit me kompetencën e saj profesionale, duke bashkëpunuar me ta në një dialog të vazhdueshëm.