Test për përcaktimin e nivelit

Për të zgjedhur kursin e përshtatshëm, personat me njohuri paraprake duhet t'i nënshtrohen një testi për përcaktimin e nivelit (me shkrim dhe me gojë). Përjashtim nga ky test përbëjnë persona, të cilët brenda gjashtë muajve të fundit kanë ndjekur një kurs pranë qendrës sonë apo në një përfaqësi të Goethe-Institut jashtë vendit, ose kanë marrë një dëshmi pjesëmarrjeje apo certifikatë gjuhe të Goethe-Institut.

Për më tepër detaje, ju lutemi të lidheni me zyrën e regjistrimeve, në mënyrë që të gjejmë kursin më të përshtatshëm për ju.

Të dhëna:
  • Datat: çdo të enjte (jo në ditët e festave) në orën 14.00, vetëm pas regjistrimit paraprak (regjistrimi është deri të mërkurën)
  • Kohëzgjatja: rreth 1½ orë (në varësi të numrit të kandidatëve në provim)
  • Tarifa: 2.000 lekë (në rast regjistrimi në një nga kurset e Goethe-Zentrum kjo tarifë zbritet nga pagesa për kursin)

Online:
Regjistrimi:

Ju mund të regjistroheni jo më vonë se 1 javë para, duke u paraqitur personalisht, nëpërmjet telefonit, ose me e-mail gjatë orarit të hapjes së zyrës së regjistrimeve. Nëse në kursin e dëshiruar prej jush ka ende vende të lira, ju rekomandojmë të bëni një rezervim paraprak. Informacione të hollësishme mund të merrni nga kushtet tona të biznesit.

Personi i kontaktit: znj. Aurora Killo
E-mail: info@goethe.al
Tel.: +355 4 22 45 510 ext. 21
Cel.: +355 69 20 75 751

Mëso gjermanisht

Kreu i faqes ↑