Wunderkind

I vlerësuar nga mediat për kurajën dhe origjinalitetin artistik, Flex Ensemble ka arritur të jete një nga ansamblet më dinamike të gjeneratës së tij. Një vit pas krijimit të tij, Flex Ensemble është vlerësuar me çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar për muzikë dhome “Robert Schumann” në Frankfurt, si dhe me çmimin special për interpretimin më të mirë të veprës së Schumann. Më 2015 Flex Ensemble fiton çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar të muzikës së dhomës “Gianni Bergamo Classic Music Award” në Lugano të Zvicres. Ansambli është gjithashtu fitues i çmimeve në konkursin ndërkombëtar “Premio Trio di Trieste” në Itali dhe në konkursin ndërkombëtar të muzikës së dhomës “Kiejstut Bacewicz” në Łódź të Polonisë. Gjithashtu, fondacioni “Solti Foundation” në Londër e ka vlerësuar ansamblin me një çmim në kuadrin e programit të tij në mbështetje të muzikantëve të rinj.

Si rezultat i këtyre sukseseve, Flex Ensemble ka debutuar në skena të rëndësishme ndërkombëtare si: Concertgebow Amsterdam; Alte Oper Frankfurt, Qendra Kombëtare e Arteve në Pekin, Festivali i Muzikës në Menton, Podium Festival në Esslingen, Sommerliche Musiktage Hitzacker, Heidelberger Frühling si dhe Festivali Ndërkombëtar i Muzikës REMUSICA në Prishtinë. Shumë nga këto evente janë regjistruar nga radiot NDR dhe SWR të Gjermanisë si dhe Radio 4 i Amsterdamit.

Përveç dedikimit kundrejt literaturës së kuarteteve për piano dhe harqe, Flex Ensemble bashkëpunon me një sërë muzikantësh të shquar për të zhvilluar koncepte koncertesh të një spektri të gjerë. Performanca e ansamblit të “Ode to Napoleon Bonaparte” nga Arnold Schönberg për kuintet dhe aktor në kuadrin e festivalit “New York” në Hanovër, së bashku me aktorin Henning Nöhren dhe violinistin Oliver Wille, është pritur me ovacione. Flex Ensemble është ekzekutues i disa premierave botërore të veprave të kompozitorëve të rinj, si kuarteti për mandolinë nga Victor Kioulaphides, kuarteti “Refrain in Extenso” nga Maurilio Cacciatore si dhe trioja e harqeve “Dardania Sacra” nga Kreshnik Aliçkaj.

Flex Ensemble është formuar në vitin 2012, dhe anëtaret e tij studiojnë me Markus Becker dhe Oliver Wille pranë Universitetit të Muzikës, të Dramës dhe të Mediave në Hanovër. Ata janë përfitues të një burse nga fondacioni “Villa Musica Rheinland-Pfalz”, i cili u jep mundësinë të punojnë me mentorë me influencë, si Günther Pichler (Alban Berg Quartett dhe Juliard String Quartet). Në korrik të 2014 ansamblit i besohet pozicioni i drejtuesit artistik të “International Chamber Music Fest Rheinhessen”, ndërsa në nëntor të po të njëjtit vit linçohet CD-ja e parë nga shtëpia diskografike “Genuin classics” me vepra nga Johannes Brahms, Astor Piazzolla dhe Stephen Hartke.

  • të dielën, 29 nëntor, ora 11:00,
    Universiteti i Arteve Tiranë

    Përralla muzikore për fëmijë: "Xheku dhe kërcelli i fasules",
    Flex Ensemble dhe Ema Andrea
  • të dielën, 29 nëntor, ora 19:00,
    Universiteti i Arteve Tiranë

    Koncert me vepra nga: Felix Mendelssohn Bartholdy,
    Gustav Mahler dhe Richard Strauss

Programin e plotë mund ta shkarkoni këtu.

Aktualizimi i fundit: 25.11.2015
Të dhënat mund të ndryshojnë.


Kreu i faqes ↑