Logo
Pozicion i hapur

Sanitare

Data e fillimit: 15.09.2026

Përshkrimi i pozicionit

Personi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për garantimin e pastërtisë, higjienës dhe mirëmbajtjes së përditshme të ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Goethe-Zentrum Tirana, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të rregullt, të sigurt dhe mikpritës për stafin, kursantët dhe vizitorët.

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara

  • Përvoja e mëparshme në pastrim dhe mirëmbajtje përbën avantazh.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe seriozitet në punë.
  • Aftësi për të organizuar dhe përfunduar detyrat brenda afateve të përcaktuara.
  • Kujdes i lartë ndaj pastërtisë, higjienës dhe detajeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Gatishmëri për të respektuar rregullat dhe procedurat e institucionit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Kryerja e pastrimit dhe mirëmbajtjes së përditshme të ambienteve të institucionit.
  • Pastrimi dhe dezinfektimi i zyrave, sallave të mësimit, korridoreve, ambienteve sanitare dhe hapësirave të përbashkëta.
  • Kujdesi për furnizimin dhe sistemimin e materialeve higjieno-sanitare sipas nevojave të institucionit.
  • Identifikimi dhe raportimi i problematikave që lidhen me mirëmbajtjen e ambienteve.
  • Respektimi i standardeve të higjienës, sigurisë dhe procedurave të brendshme të institucionit.
  • Përdorimi i pajisjeve dhe produkteve të pastrimit në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme.
  • Ofrimi i asistencës gjatë vizitave, pritjeve dhe aktiviteteve të organizuara nga institucioni.
  • Mbështetje në përgatitjen dhe sistemimin e ambienteve për takime, evente dhe organizime të ndryshme.

Aplikimi

Afati: 30.06.2026

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-në ose shprehjen e interesit deri më 30.06.2026 në adresën elektronike:

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.


Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen.

Goethe-Zentrum Tirana falënderon të gjithë aplikantët për interesin e treguar.

Template Design © Joomla Templates | GavickPro. All rights reserved.