Slider

Rezultate

Goethe-Zertifikat A1: Start Deutsch 1 - 02.10.2021

të shtunën, 02.10.2021, ora 08.00
Regjistrimi deri më 13.09.2021

Çmimi intern: 8.000 lekë*
Çmimi ekstern: 12.000 lekë

*Çmimi i ulur prej 8.000 lekësh vlen vetëm për kandidatë, të cilët në çastin e regjistrimit për provim janë njëkohësisht edhe kursantë të Goethe-Zentrum.


Ecuria:

Hyrja
  • 08.00 – 08.30: Hyrja, kontrolli i pasaportave.
    Lejohet hyrja vetëm e personave të regjistruar për provim. Shoqëruesit janë të lutur të presin jashtë deri në përfundim të provimit.
    Pjesëmarrësit pa pasaportë të vlefshme nuk mund të pranohen në provim.
    Palltot, xhaketat, çantat dhe telefonat celularë duhen dorëzuar në garderobë apo në zyrën e regjistrimit.
Provimi me shkrim
  • 08.30 – 09.35: provimi me shkrim pa pushim
    Në sallën e provimit, ju lutemi të merrni me vete vetëm pasaportën dhe stilolapsin.
    Lejohet të shkruhet vetëm me stilolaps, jo me laps.

  • 09.50: fillimi i provimit me gojë
    Kohëzgjatja e provimit me gojë: 15 minuta

Në varësi të numrit të pjesëmarrësve në provim, ju lutemi të planifikoni kohë pritjeje. Kush dëshiron mund të sjellë me vete diçka për të pirë ose diçka të vogël për të ngrënë, pasi gjatë pushimeve pjesëmarrësit nuk mund të dalin nga ndërtesa. Pirja e duhanit lejohet jashtë në terracë.


Shpërndarja e certifikatave: 11.10.2021