Konkurs për nxënës
Agjencia Federale e Edukimit Politik, së bashku me Goethe-Institut, po zhvillojnë një konkurs për nxënësit me hashtag #political-competitionwideworld.
Konkursi është për nxënësit që mësojnë gjermanisht dhe janë të interesuar për një projekt emocionues mbi çështjet sociale. Duhet të punohet në grup një detyrë e përshtatshme për moshën në nivelin gjuhësor duke krijuar një prezantim multimedial ose një video me një nga tre temat e mëposhtme: vendbanimi, idhujt ose plastika. Mësuesit mund dhe duhet t'ju mbështesin në realizimin e idesë tuaj.
Çmimi kryesor është një udhëtim pesë-ditor në Berlin në qershor të 2022 me të gjithë klasën. Gjithashtu dhurohen 1 x 1000 €, 1 x 500 € dhe 2 x 250 € për vendet e tjera 100 x 100 €!
Afati i fundit për dorëzimin e projekteve tuaja është 15 Prill 2022. Mirëpresim kontribute në gjuhën gjermane nga e gjithë bota!