Slider

Të tjera

Olimpiada Ndërkombëtare 2022

Konkursi më i madh i gjuhës gjermane në botë zhvillohet nga data 25 korrik deri më 5 gusht në Hamburg.

Rreth 13 milionë nxënës* nga mbarë bota që mësojnë gjermanisht në shkolla janë të ftuar të marrin pjesë. Më shumë se 140 nxënës të moshës 14 deri në 17 vjeç kualifikohen në raundet preliminare kombëtare, 2 nxënës për secilin vend në mbi 70 vende pjesëmarrëse udhëtojnë për finalen e olimpiadës në verën e vitit 2022 në Hamburg.

Raundi preliminar kombëtar për Shqipërinë do të zhvillohet më 28 prill në Goethe-Zentrum Tiranë. Dy fitues të nivelit A2 dhe B1 do të përfaqësojnë Shqipërinë në Hamburg.

Në fazën finale në Hamburg, nxënesit i pret një program emocionues dhe i larmishëm me takime të ndryshme me të rinj, kompani, artistë dhe institucione kulturore. IDO organizohet nga Goethe-Institut në bashkëpunim me IDV, Shoqatën Ndërkombëtare të Mësuesve të Gjermanishtes.

Informacione të mëtejshme mund të gjeni në linkun: https://www.goethe.de/de/spr/unt/ver/ind/i22.html