Slider

Të tjera

Arkivi i Arratisjes

Arkivi i Arratisjes u krijua nga Haus der Kulturen der Welt në Berlin si një hapësirë dixhitale e kujtesës ku ruhen dhe pasqyrohen histori të ikjes dhe shpërnguljes në Gjermani në shekullin 20 dhe 21. Arkivi online përbëhet nga 41 intervista të filmuara me protagonistë të moshës nga 19 deri në 87 vjeç, me prejardhje dhe përkatësi të ndryshme shoqërore, kulturore, fetare dhe seksuale. Ai mbledh në mënyrë eksplicite kujtime nga breza dhe rajone të ndryshme, duke filluar nga njerëzit që u desh të iknin nga Silesia në 1945 deri tek ata që u larguan nga Libia në vitin 2016. Shumë nga të intervistuarit po iknin nga lufta dhe shkatërrimi, të tjerë nga persekutimi politik ose përjashtimi social, kulturor dhe racor. Dhe të tjerët akoma nga diskriminimi seksual ose dhuna e seksualizuar. Historitë e tyre tregojnë se ikja dhe migrimi në Gjermani nuk janë as përjashtim dhe as anomali të shkaktuar nga një krizë, por normalitet historik.

Arkivi i Arratisjes
28.10 – 11.11.2021
Hapësira e Bulevard Art and Media Institute
Hapja e ekspozitës duke filluar nga ora 11.00, 28.10.2021

Arkivi i Arratisjes është një projekt i historisë orale krijuar nga Haus der Kulturen der Welt (HKW) në Berlin I cili prezantohet e ndërmjetësohet në Shqipëri nga Goethe-Zentrum Tirana dhe Bulevard, Art and Media Institute. Në Tiranë, Goethe-Zentrum prezanton një përzgjedhje prej gjashtë intervistash nga arkivi në formën e një video-instalimi. Këtu, tre gra dhe tre burra nga Iraku Verior/Kurdistani, Afganistani, Siria, Bosnja, Hungaria dhe Kenia tregojnë për ikjen dhe zhvendosjen, për torturën, shfrytëzimin dhe privimin e të drejtave, por edhe për shpresën dhe lumturinë. Ata flasin për atdheun dhe mërgimin, për përkatësinë dhe fillimet e reja, por gjithashtu zbulojnë perspektiva të habitshme mbi historinë gjermane.

Intervistat e paraqitura ofrojnë një pasqyrë interesante, ndonjëherë shumë prekëse të fenomenit të migrimit.

Për më tepër, një stacion pune interaktive u ofron vizitorëve mundësinë që të zhyten në të 41 intervistat e filmuara dhe të kërkojnë në mënyrë direkte për tema ose protagonistë të caktuar. Një shumëllojshmëri katalogësh dhe materiale të tjera artistike dhe informative kontekstualizojnë temat kryesore të ekspozitës, migrimin dhe strehimin, për rajonin e Ballkanit dhe Shqipërinë.

Ekspozita është e hapur çdo ditë nga ora 09:00 deri, stacioni i punës nga ora 13:00 deri në 19:00.

Në kuadër të projektit, nga data 1.-5.11., në ambientet e ekspozitës do të zhvillohet edhe punëtoria “Digital Storytelling”. Nën drejtimin e gazetarit dhe prezantuesit të TV Aleksandar Metodjiev, pjesëmarrësit do të mësojnë më shumë për mediat audiovizive, hulumtimin gazetaresk dhe narracionin. Informacione të mëtejshme: http://goethe.al/sq/aktivitete/te-tjera/949-workshop-digital-storytelling .

 

 

Archive of Refuge
28.10. - 11.11.2021
Bulevard Art and Media Institute

Soft Opening starting from 11am, 28.10.2021

The Archive of Refuge was created as a digital memory site where (hi)stories of flight and displacement to Germany in the 20th and 21st century are preserved and reflected. The online archive consists of 41 filmed interviews with protagonists ranged in age from 19 to 87 years and with extremely varied social and cultural backgrounds, religions, sexualities. It explicitly collects memories from different generations and regions, ranging from people who had to flee from Silesia in 1945 to those who fled Libya in 2016. Many of the interviewees were fleeing from war and destruction, others from political persecution or social, cultural or racist exclusion, and others again from sexual discrimination or sexualised violence. Their stories show that flight and migration to Germany are neither an exception nor an anomaly triggered by a crisis, but historical normality.

The Archive of Refuge is an oral history project of the Haus der Kulturen der Welt (HKW) in Berlin and is now presented and mediated by the Goethe-Zentrum Tirana and the Bulevard Art and Media Institute. In Tirana the Goethe-Zentrum presents a selection of six interviews from the Archive in the form of a video installation. Here, three women and three men from Northern-Iraq/Kurdistan, Afghanistan, Syria, Bosnia, Hungary and Kenya tell of flight and displacement, of torture, exploitation and a deprivation of rights, but also of hope and happiness. They talk of home and exile, of belonging and new beginnings – and ultimately, they also reveal surprising, wide-ranging perspectives on German history. The presented films offer an interesting, sometimes very moving insight in the phenomenon of migration.

Furthermore, an interactive workstation offers the visitors the possibility to dive into all of the 41 filmed interviews and search explicitly for certain topics or protagonists. A variety of catalogues and other artistic and informational material contextualises the main topics of the exhibition, migration and refuge, for the region of the Balkan and Albania.

The exhibition is open every day starting from 9pm, the workstation from 1 pm to 7 pm.

In the frame of the project, from the 1.-5.11., the workshop “Digital Storytelling” will also take place in the rooms of the exhibition. Under the guidance of journalist and TV host Aleksandar Metodjiev, the participants will learn more about audiovisual media, journalistic research and narration. Further information: http://goethe.al/sq/aktivitete/te-tjera/949-workshop-digital-storytelling .