Slider

Të tjera

Konferenca online " Remote Schools - Perspektivat e mësimdhënies dhe të mësuarit gjatë dhe pas pandemisë"

Illustration: © Raycho Stanev

Mësim në distancë, seminare online, videokonferenca- bota mëson dhe komunikon vetëm në mënyrë digjitale. Konferenca virtuale "Remote Schools" për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave tematizon ide dhe strategji për një mësim të suksesshëm hibrid edhe pas pandemisë.

Në konferencën online më 4 dhjetor 2021, ju mund të merrni impulse dhe ide për mësimdhënien në distancë dhe mësimin hibrid si dhe të shkëmbeni idetë me pjesëmarrës dhe ekspertë rreth sfidave dhe potencialeve të zhvillimit të shkollës digjitale.

Në prezantimet, workshopet dhe diskutimet në panel, ju do të mësoni se si mund ta bëni mësimin tuaj në distancë apo hibrid më të suksesshëm. Konferenca online do të zhvillohet nga ora 9.30 deri në 15.00 (EET).

Kjo konferencë online përmbyll projektin Remote Schools, në cili përfshiu 38 shkolla nga Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Kroacia.

Informacionet rreth programit dhe regjistrimit i gjeni në: https://www.goethe.de/ins/bg/en/spr/unt/rem/per.html