Slider

Rezultate

GOETHE-ZERTIFIKAT C1 - 24.06.2022

të premten, 24.06.2022, ora 08.00
Kapaciteti i provimeve tona është i kufizuar. Ju lutem të regjistroheni sa më parë.

Çmimi intern: 20.000 lekë*
Çmimi ekstern: 26.000 lekë
Çmimi vetëm për pjesën e të folurit: 6.000 lekë**
Çmimi vetëm për pjesën me shkrim (të lexuarit, të dëgjuarit dhe të shkruarit): 18.000 lekë**

*Çmimi i ulur prej 20.000 lekësh vlen vetëm për kandidatë, të cilët në çastin e regjistrimit për provim janë njëkohësisht edhe kursantë të Goethe-Zentrum.
**Çmimet për pjesën e të folurit dhe pjesën me shkrim vlejnë vetëm nëse ato përsëriten vetëm një herë dhe vetëm brenda një viti.
 
 
Ecuria:

Hyrja
  • 08.00 – 08.30: Hyrja, kontrolli i pasaportave

    Lejohet hyrja vetëm e personave të regjistruar për provim. Shoqëruesit janë të lutur të presin jashtë deri në përfundim të provimit.
    Pjesëmarrësit pa pasaportë të vlefshme nuk mund të pranohen në provim.
    Palltot, xhaketat, çantat dhe telefonat celularë duhen dorëzuar në garderobë apo në zyrën e regjistrimit.

Provimi me shkrim
    • 08.30 – 09.50: Moduli "të lexuarit"
    • 10.10 – 10.40: Moduli "të dëgjuarit"
    • 10.50 – 12.10: Moduli "të shkruarit"

      Në sallën e provimit, ju lutemi të merrni me vete vetëm pasaportën dhe stilolapsin.
      Lejohet të shkruhet vetëm me stilolaps, jo me laps.

Provimi me gojë
  • 24.06.2022

    Orari do t'u komunikohet pjesëmarrësve individualisht.
    Kohëzgjatja: 15 minuta kohë përgatitore dhe 15 minuta provim me gojë.
    Si rregull, provimi me gojë zhvillohet në çift.

Në varësi të numrit të pjesëmarrësve në provim, ju lutemi të planifikoni kohë pritjeje. Kush dëshiron mund të sjellë me vete diçka për të pirë ose diçka të vogël për të ngrënë, pasi gjatë pushimeve pjesëmarrësit nuk mund të dalin nga ndërtesa. Pirja e duhanit lejohet jashtë në terracë.


Rezultatet e provimit shpallen brenda 3 javësh nga data e provimit. Certifikatat mund të tërhiqen brenda orarit të punës që nga momenti i shpalljes në faqen tonë të internetit.



Datëlindja e pjesëmarr.Numri i pjesëmarr.Të lexuarit (L)Të dëgjuarit (H)Të shkruarit (S)Të folurit (M)ShumaNota
28.01.20030061666585 16,0018,5016,5021,0072,0kënaqshëm
02.09.20010061666586 8,5010,0011,0020,0049,50s'ka kaluar
17.11.20020061666587 3,505,506,0016,0031,00s'ka kaluar
10.10.20000061666588 8,5019,0015,5017,0060,00s'ka kaluar