Diell dhe Beton
Berlin-Gropiusstadt në verën rekord të vitit 2003. Nëpër parqe ndjehet një erë e keqe nga jashtëqitjet e qenve, kudo ka copa xhami, dhe nëpër qoshe qëndrojnë shitës droge. Jeta këtu është një luftë e përditshme. Lukasi (Levy Rico Arcos), Gino (Rafael Luis Klein-Heßling) dhe Juliusi (Vincent Wiemer) janë nga ata që gjithmonë kanë më pak fat se të tjerët: pa para për të shkuar në pishinë, pa fat në dashuri dhe vetëm stres në shtëpi. Ndërsa ata një ditë duan të blejnë hashash në park, gjenden të përfshirë në një situatë mes shitësve rivalë. Ata rrahin Lukasin dhe kërkojnë 500 euro si shantazh për “mbrojtje”. Por si do t’i gjejë Lukasi këto para? Shoku i tij i ri i klasës, Sanchezi (Aaron Maldonado-Morales), ka një ide: thjesht të hyjnë fshehurazi në shkollë, të marrin kompjuterët e rinj nga magazina dhe t’i shesin ato. Në këtë mënyrë ata do t’i zgjidhin të gjitha problemet e tyre me paratë. Dhe plani funksionon…pothuajse
- Titulli:Diell dhe Beton
- Regjia: David Wnendt
- Kohezgjatja: 119 Minuta
- Viti: 2023
- Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht
- Data: 30 janar 2026 , ora 18:00
- Vendi: Qendra e Artit Agimi
- Hyrja: E lire